Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Referendumet dhe mobilizimi me dhunë, prova të krimeve dhe dështimit tëRusisë Putiniste” !

cf63e8c1-c59e-4cb5-aa2d-a426c5d955ac

Gjeneral * Piro AHMETAJ:

Në respekt të disa qindra mesazheve inkurajuese por edhe rezervavendajopinionit me të njëjtin subjekt(publikuar gjerësisht nga media brënda & jashtë vendit),po paraqeskëndvështrime strategjike rreth zhvillimeve thelbësore në fushbetejën e Ukrainës, por jo vetëm:

  1. Referendumet nën zinxhirët e Tankeve dhe me bajonetat e pushtuesve, i çmoj sipërpjekje dëshpëruese të Rusisë Putiniste për të mbuluar krimet barbare të luftës në Ukrainë»!Kurrësesi nuk mundet dhe nuk do të njihen nga bashkësia ndërkombtare, (USA, OKB, BE, NATO, etj) pasi jo vetëm nuk japin asnjë zgjidhje por ipërkeqësojnë pasojate aventurave ushtarake.

I menjëhershëm dhe i prerë,qëndrimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken: “Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin me referendume të territorit ukrainas nga Rusia.. Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në këtë përpjekje”.

Ndërsa po ashtu ndaj “referendumeve me bajoneta derë më derë”, Sekretari Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ju përgjigj me “simbolikën e përballjes me flamujt e 30 vendeve të Aleancës Transatlantike“!

  1. Mobilizimi i 300 mijë rezervistëvedhethirrjet ePatriakut në këtë aventurë vrastare, i çmoj si: “konfirmim zyrtar të dështimit të ofensivës neonaziste të Rusisë për të arritur objektivat strategjike, ndaj integritetit teritorial të një vendi sovran (Ukrainës) duke sfiduar edhe rendin global të sigurisë» !

E thënë më tèpër, mbas +7 muajsh, makineria ushtarake e Kremlinit jo vetëm ka mbetur e rraskapitur në baltën e përgjakur me rreth 80 mijë ushtarak/qytetarë Rus të vrarë si dhe ka humbur inisiativën strategjike në fushbetejë, por edhe po diskreditohet në përballjen me fuqinëushtarake, vlerat demokratike, solidaritetin e botës së qytetëruarsi dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE).

III.Putini nuk do ta shtypëbutonin e kuq të armëve bërthamore.Kjo pasi nëse Aido guxonte, Rusia do merrte shpagimin e merituar nga USA/NATO si dhe Putinistët, ashtu si nazistët do të ndëshkoheshin: “për krime kundër njerëzimit“! Po ashtu, elitat mëndjehapura dhe gjenerata e re e Rusisë kurrësesi nuk do të lejojnë që Rusia të damkosej përjetësisht si Shtet Terrorist.

Kjo ishte edhe përgjigja e vendosur e Presidentit Biden, gjatë fjalimit historik në OKB, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe BE, drejtuar Putinit, Kim Jongut, Teheranit, si dhe kujdo tjetër diktatori të marrosur nga paranoja e luftrave të përgjakshme.

IV.Bashkë me dështimin për pushtimin e Ukrainës, Rusia po/do tëhumbas edhe peshën gjeopolitike në mbarë Botën, Detin e Zi, në Ballkan, Mesdhe, etj.

Për pasojë, kjo do të shërbejë si një rrethanë e favorrshme për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO si dhe për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok (CSBM) mes vendeve te Rajonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqënies dhe besimittë qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.

  1. V. Ndërsa për oshilacionet e Z. Vučič mbi: “kufijt e Ri shtetërorë; trimërimin pas lufte me (mos) njohjet e Kosovës si dhe nënëshkrimin të Marrëveshes së nënështrimit ndaj Rusisë” = nuk trembinas Kosovën, as Shqipërinë, aq më pak fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s por vetëm diskretitojnē dhe minojnë rëndë axhendën e udhëtimit të Serbisë drejt BE dhe vlerave Euroatlantike!

Kështu, pa u tharë ende boja e kësaj Marrëveshje, të nëshkruar në mënyrë cinike në New York (!), vjen edhe përgjigja në Draft-Rezolutën e Parlamentit Europian (PE): “BE të vijojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm NËSE ky vend i përmbahet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë“!

Duke marrë në konsideratat këto rrethana, do i këshilloja faktorët shtetërorë dhe politik të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që: “humbja e luftës dhe kolapsi i Superfuqisë Ruse”, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në Rajon e gjejjo vetëm sinjë rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh nëvendimarrjet e mëdha (me SHBA/UN/NATO/), për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj, poredhe nëdobi të paqes,  stabilitetit demokratik dhe axhendën e integrimit Euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”!

Related Posts

Leave a comment