Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Derbi kryeqytetit: Tirana dhe Partizani me nga një mungesë

-640-0-air-albania-derbi

Ditën e diel, do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë kjo e vlefshme për javën e 6-të në Abissnet Superiore.

Të dyja skuadrat, vijnë në këtë ndeshje, me objektivin e qartë, për të marrë fitoren. Sa i përket Tiranës, skuadra e Shehit vjen në këtë përballje vetëm me një mungesë, të Filip Najdovski.

Ekipi kampion tashmë me një formacion të konsoliduar, ka vetëm një dyshim, atë mes Kallakut dhe Patrik pas krahëve të dyshes Xhixha-Hasani në majën e sulmit. Është pikërisht ish-sulmuesi i Laçit lojtari i momentit në grupin bardheblu me 4 gola të shënuar në 5 javë kampionat.

Partizani vazhdon përgatitjet për derbin me Tiranën, sfidë kjo e cila do të luhet ditën e diel.

Pauza e kombëtareve, i ka bërë mirë “demave”, që kanë rikuperuar dy futbollistë të rëndësishëm si Victor Da Silva dhe Engjëll Hoti.

Megjithatë, mungesa e rëndësishme për të kuqtë në derbi do të jetë ajo e mbrojtësit të majtë, Paulo Buxhelaj.

Ky i fundit është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të jetë i gatshëm për përballjen me Tiranën.

19-vjeçari ka qenë një titullar i padiskutueshëm në këto javë të para dhe një nga lojtarët më të spikatur në kampionat, me paraqitjet e tij të shkëlqyera.

Related Posts

Leave a comment