Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Derbi, trajneri i Partizanit i prerë: Në fushë vetëm për 3 pikë

-640-0-aae49ed7fb52a8af4ebadcfa9e6d66d4

Giovani Kolella ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para derbit me Tiranën. Trajneri i Partizanit ka vlerësuar maksimalisht bardheblutë, megjithatë rikthekson se nga ekipi i tij do vetëm 3 pikët.

Të kuqtë mbajnë aktualisht vendin e parë në Superiore dhe për italianin, ky vit duhet të mbyllet vetëm në këtë pozicion të elitës. Në fjalën e tij para gazetarëve, Kollela ka thënë:

“Nëse Partizani është më i fortë, këtë do ta tregojë ndeshja e nesërme. Jam shprehur edhe përgjatë konferencave parardhëse. Unë gjithmonë tentoj t’i fitoj ndeshjet. Por, nëse ndeshja del barazim, këtë do ta shohim nesër.

Mungesa? Da Silva është mungesa e vetme.

Matondo? E përcaktova pra, që është vetëm Da Silva mungesa e vetme.

Fitoret në derbi? Shpresojmë që ndeshja e shtatë ndaj Tiranës të jetë e duhura.

1 pikë diferencë? Nuk ndikon aspak 1 pikë apo 2 pikë, thjeshtë fjala që kjo është një ndeshje derbi nuk përbën diferenca.

Tirana? Mendoj që Tirana do të jetë e njëjta skuadër, një ekip i fortë.

Gabimet individuale? Për mua nuk ekzistojnë gabimet individuale. Për mua nëse skuadra gabon, gabon e gjitha në total. Atëherë ka pasur gabime individuale, por kjo ndodh në të gjitha ndeshjet. Nuk është se u mposhtëm prej gabimeve individuale në derbin e radhës së parë. Ka ndikuar moseksperienca e disa lojtarëve.

Mbrojtja më e dobët? Partizani ka pësuar shumë gola, por është në vend të parë të klasifikimit. Jam dakord për sa i përket këtij kontastimi. Por e kam thënë dhe më parë, duhet të pësojmë sa më pak gola. Sigurisht është normale që një skuadër që luan në sulm, të pësojë dhe gola. Fiton gjithmonë ajo skuadër që nuk merr shumë gola. Sigurisht ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të gjejmë ekuilibrat e duhura në lojën tonë. Por nuk jam i shqetësuar të marrim mesatarisht 1 gol në çdo ndeshje. Por, po punojmë të riparuaru. Sigurisht duhet të pësojmë më pak.

Merkato? Për momentin jemi duke studiuar lojtarë. Unë kam bërë propozimet e mia. Do të jetë drejtori i përgjithshëm dhe drejtori sportiv që do të vendosin për lojtarët që do të afrojnë. Por, kryefjala e momentit është të kemi vëmendjen në ndeshjen e nesërme. Më pas do të shohim.

Tregu vendas apo i huaj? E kam thënë dhe më parë që objektivi kryesor është të shohim në shtëpi. Në radhë të dytë do të shohim nga merkato vendase dhe gjëja e fundit të shohim jashtë vendit. Pra janë vlerësime që ne po i bëjmë me qetësi sepse nuk kemi një nxitim të madh. Kemi një organikë të pasur me lojtarë. Nëse do të arrijmë të përmirësohemi do të jetë akoma më pozitive për ne. Por nuk e bëjmë merkaton për të bërë merkato.

Pozicionet e lojtarëve? Po bëjmë një vlerësim me qetësi, por nuk është, nuk jam unë personi që duhet të caktoj pozicionet. Në merkaton e janarit nuk është si e verës. Është e vështirë të gjesh lojtarë në pozicionet që duhen. Gjithmonë lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur në skuadrën tonë.

Strategjia? Sigurisht që nga momenti që kam ardhur unë në klub, strategjia ishte prezente në klub për talentët e Akademisë. Kjo strategji më pëlqeu shumë dhe ne duhet të hedhim fillimisht sytë nga ekipet zinxhirë. Kemi lojtarë shumë cilësorë në radhët tona.

Derbi i kryeqytetit? Po është derbi më i zjarrtë që kam drejtuar, më i ndjeri që unë kam drejtuar. Padyshim ky është derbi më i ndezur”, tha ai.

Ndeshja Tirana – Partizani është caktuar të luhet nesër në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Related Posts

Leave a comment