Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kujdesi i veçantë i Armand Dukës për Ramën

EDI-RAMA-ARMAND-DUKA-1

Ditën e djeshme në Tiranë erdhi për vizitë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po kryen një tur elektoral për të marrë votën e FSHF-së për zgjedhjet që do bëhet gjatë vitit të ardhshëm, ku italiani do të kërkojë një mandat tjetër.

Turin elektoral Infantino e ka vijuar në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke bërë fakt të kryer sigurimin e votës për këto tre federate.

Ajo që u re dje gjatë vizitës në “Shtëpinë e Futbollit”, ishin fjalët lavdëëruese që presidenti i FSHF-së Armand Duka bëri në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në çdo fjali Duka u kujdes që të përmende dhe falenderonte Ramën, ndonse ky i fundit nuk i kurseu thumbimet ndaj presidentit të FSHF-së.

Megjithatë ajo që tërhoqi më shumë vemendjen ishte dhe kujdesi që Duka bëri ndaj Ramës duke i fshirë xhaketën.

Pamjet e mëposhte s’kanë nevojë për shumë koment…

Related Posts

Leave a comment