Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

TREDHJA E MEDIAVE TË PLEHRAVE

mediat-kush-e-ka-fajin-ti-ti-ai-ajo
Afera e inceneratorëve, afera e Unazës së Madhe të Tiranës, koncensionet në shëndetësi, Koncesioni i Aeroportit të Rinasit, i Rrugës së Kombit, asaj të Arbrit, tenderat pafund që fitohen me 100 % të vlerës etj etj, secili prej tyre do të mjaftonte të rrëzonte një Qeveri.
Nga Ermal MULOSMANI –
… Për shembull, Çet Kastrati e blen aeroportin në Dhjetor nga kinezët për 5 vjet përdorim në shumën 71 milionë Euro. Fitimi i Aeroportit varion te 12-13 milion Euro në vit. Pas 5 vitesh operim, Kastrati do të kishte rreth 60-70 milionë Euro fitim (më pak sesa harxhoi kur e bleu) dhe do t’ia dorëzonte Aeroportin shtetit shqiptar. Të gjithë njerëzit u habitën. Si ka mundësi Çeti të jetë kaq budalla? Se gjermanët dhe kinezët i kishin mjelur mirë shqiptarët për 16 vjet. Pse Çeti e bleu kaq shtrenjtë për kaq pak kohë?
Ahh, sepse në Janar, pra një muaj më vonë, Kryeministri do t’i jepte edhe 13 vjet të tjera! Ose rreth 200 milionë Euro fitim! Me kushtin që Çeti të na e zgjaste dhe një çikë pistën se, helbete, 200 milionë nuk janë pak. Kush foli do thoni ju? Askush! Respekte Lalës! Budallenjtë jemi ne…
Pak më vonë Zamo kërkoi një fushë helikopterash, një port jahtesh dhe një shëtitore luksi në bregdet për resortin e tij, në Palasë. Le t’i bëjë Fondi Shqiptar i Zhvillimit se ajo është zonë e pazhvilluar… Kush foli? Veç një shkrim i Reporterit apo Monitorit. Kaq!
Edhe më keq është problem kur ka denoncime në media. Psh doli një doktor dhe shpjegoi shpërdorimin e hapur me sterilizimin e instrumenteve mjekësore. Të gjithë e publikuan atë lajm, doktori u bë personazh. Po më tej? Më tej asgjë. Kur pushteti ka aq forcë sa nuk ia ndien fare për median mund të bëjë çfarë të dojë.
Klientët e Kryeministrit mund të bëjnë çfarë të duan dhe si të duan, ata janë të paprekshëm. Unë mendoj se njerëzit e biznesit afër Kryeministrit janë klientët e tij, jo oligarkë. Ata zbatojnë vizionin e tij. Kur ata janë në hall Kryeministri distancohet prej tyre. Si në rastin e Terit. Nën shembullin amerikan që ia shpjegoi zonjës Clinton. Kur ka hall është i paparë për të joshur, kur mbaron punë të thonë “Kush je ti”…?!
*  *   *
Këtu do merrem pak me mediat e plehrave. Ditë më parë u arrestua një ish Ministër për një aferë të madhe, rreth 3 milionë euro ryshfet. Ky është arrestimi më i bujshëm pas atij të Fatos Nanos në ’93-shin. Është i bujshëm për shkak të implikimit në të të gjithë eksponentëve të sotëm të pushtetit, që nga Kryeministri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri. Pra maja e Piramidës së Shtetit.
Në një shtet normal duhej të binte qeveria urgjent, të shpalleshin zgjedhjet dhe të kishte një valë shkarkimesh në të gjitha nivelet. Faqet e para të gazetave dhe programet e televizioneve duhej të spostonin gjithçka dhe të merreshin me këtë aferë.
Mirëpo çfarë ndodh në të vërtetë?
Gazetarët më të famshëm në vend janë të zhytur në plehra. Mero Baze vazhdon marazin me Sali Berishën edhe sikur këtij vendi t’i futet flaka. Poshtë editorialit të tij vihet re reklama e inceneratorëve,(rrethuar me të verdhë në foto) pak më tej një reklamë e Ujësjellësit.
Ç’punë ka ujësjellësi dhe inceneratori të bëjë reklamë në një gazetë private? Do blejnë më shumë ujë apo do konsumojnë më pak njerëzit se do shohin reklamën e tyre te Mero?
Po plehrat ça duan të arrijnë që reklamojnë aktivitetin? E vetmja arsye e qenies së tyre aty është të tregojnë kapjen e medias prej shtetit.
E njëjta gjë edhe për median e Batonit. Albania Post ka një editorial sesi Berisha po pregatit Belind Këlliçin si pasardhës të Berishës. Battooooo, po Lefteri Batooo, burgu, afera, vjedhja, plehrat…. Ah, po, i gjeta plehrat! Ishin në krah të djathtë të editorialit, i bënin karshillëk atij.
Ky është realiteti i medias në Shqipëri. Nuk po zgjatem me Top Channelin që është aksioner me ta. Ai është pleh i gjithi. Ai po deh Shqipatrët me Donaldin, Atdheun e Borën, Fred Çakon dhe Bled Trafikantin, lumturinë dhe lotët e dëshirave, Portokallinë dhe Marinin. Ai është opiumi më i madh publik, vrasësi më i madh i rinisë, aksioneri më i madh i pushtetit. Pastaj dalin e japin mend darkave si të moralshëm .

Related Posts

Leave a comment