Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Saimir Tahiri mbërrin në GJKKO, çështja e tij rikthehet nga e para, kush janë 3 gjyqtarët e deleguar,

sajmo

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së, së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

Çështja ndaj Tahirit do të nisë nga e para në Apelin e Posçëm me vendim të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që së fundi është tërhequr nga çështja dhe gjyqtarja Daniela Shirka.

Gjyqtarja është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja.

Më herët, ka dhënë dorëheqjen nga kjo çështje Miliana Muça dhe Ilirjana Olldashi.

Aktualisht, trupi gjykues përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, të tre të deleguar nga apelet e zakonshme.

Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

Related Posts

Leave a comment