Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident tragjik/ Makina shkatërrohet plotësisht, vdes i riu shqiptar në Greqi, plagosen dy shokët e tij

TH-TA2

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se nga aksidenti ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki–Vergina ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar me origjinë nga Korça. Të plagosur kanë mbetur 2 shokët e tij që ishin me të në makinë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë dalja nga rruga e mjetit, duke bërë që makina të përfundonte në një fushë. Siç shihet nga pamjet, makina është shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related Posts

Leave a comment