Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ata po mbajnë rob djalin tim”/ Babai i Novak Gjokoviç u bën thirrje tifozëve të dalin në rrugë

640-0-61d6fadb5b7f4

Tenisti serb Novak Gjokoviç ka mbetur i bllokuar gjatë natës së djeshme në një dhomë të mbrojtur nga policia në aeroportin e Melburnit, mes një situate të paqartë që mund të prishë shpresat e tij për të mbrojtur titullin kampion në Australian Open.

Ndërkohë, babai i tij Srdjan Gjokoviç ka lëshuar një deklaratë urgjente për qeverinë australiane, duke kërkuar lirimin e djalit të tij.

“Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh, ata po e mbajnë djalin tim rob për pesë orë. Kjo nuk është një luftë për botën liridashëse, kjo nuk është vetëm një luftë për Novakun, por një luftë për të gjithë botën!” tha ai.

“Nëse nuk e lënë për gjysmë ore, do të mblidhemi në rrugë, kjo është një luftë për të gjithë”, shtoi ai.

Babai i tij i tha një stacioni radiofonik serb se djali i tij, superylli i tenisit Gjokoviç po mbahej i izoluar në një dhomë pa akses për stafin e tij mbështetës dhe pa një telefon celular.

“Përpara dhomës janë dy policë”, tha ai për portalin e internetit B92.

Që nga ora 4:00 e mëngjesit të së enjtes, ylli serb ende nuk kishte kaluar kontrollin e pasaportave në Melburn për shkak të mungesës së certifikatës së vaksinimit.

Ndërkohë, trajneri i Gjokoviç, Goran Ivanisevic, ka përdorur rrjetet sociale për t’u dhënë tifozëve një pasqyrë të vogël të situatës së vështirë të ekipit. Ai ka shpërndarë një foto teksa presin të ulur në kolltuk lirimin e Gjokoviç.

Kujtojmë se drejtori i turneut Australian Open, Craig Tiley mbrojti “aplikimin dhe procesin plotësisht legjitim” dhe këmbënguli se nuk kishte trajtim të veçantë për Gjokoviçin.

Sipas rregullave të qeverisë së shtetit Viktoria, vetëm lojtarët, stafi, tifozët dhe zyrtarët plotësisht të vaksinuar mund të hynin në Parkun e Melburnit ku fillon turneu më 17 janar.

Vetëm 26 persona aplikuan për një përjashtim mjekësor dhe, siç tha zoti Tiley, vetëm një numri shumë të vogël iu lejua ky përjashtim.

Zoti Tiley vuri në dukje se Gjokoviç nuk është i detyruar të zbulojë arsyen e tij për të kërkuar një përjashtim.

Por ai shtoi se do të ishte “e dobishme” nëse Gjokoviç ia shpjegonte arsyet publikut të Melburnit që ende po vuan pasojat e bllokimeve dhe kufizimeve të udhëtimit të vendosura në kulmin e pandemisë.

Gjokoviç rezultoi pozitiv për koronavirusin në vitin 2020 pasi luajti në një sërë lojrash që ai organizoi në Serbi dhe Kroaci pa distancim fizik në mes të pandemisë.

Related Posts

Leave a comment