Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në “Don Bosko”, gruaja vetëhidhet nga pallati dhe ndërron jetë

BC8618D3-79B7-4A45-BE33-05CCAC5ADA22

Një grua ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se gruaja e identifikuar vetëm me inicialet D.L është vetëhedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.50 të kësaj të shtune.

“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Leave a comment