Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Motori përplaset me mjetin e Bashkisë Pogradec që po hiqte dekorin e festave, 1 i plagosur

pevla-752x440

Aksident me 1 të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ka ndodhur në një  prej tuneleve panoramikë në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Sipas policisë rrugore, një mjet i Bashkisë së Pogradecit ka qenë duke punuar për heqjen e dekorit të festave të fundvitit kur drejtuesi i motorit është përplasur me mjetin e ndaluar duke mbetur i plagosur.

Ekspertët e qarkullimit rrugor gjithashtu bëjnë me dije se mjeti që po merrej me heqjen e dekorit ka respektuar të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kishte repsektuar vendosjen e sinjalistikës që duhet në raste të tilla, sinjalistikë të cilën drejtuesi i motorrit nuk e ka vënë re.

Burime nga spitali i Pogradecit thanë se i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia në vendgjarje po heton rrethanat.

Related Posts

Leave a comment