Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Merrte para nga qytetarët përmes mashtrimit, arrestohet noterja në Tiranë (EMRI)

Capture

Rezarta Koçi është noterja që u arrestua në Tiranë, pasi akuzohet se mashtronte dhe merrte para nga qytetarët.

Mirëpo Rezarta Koçit pak muaj më parë në Komunën e Parisit me triton i hodhën në erë makinën “Range Rover”.

Madje ajo atë kohë kishte marrë edhe një mesazh kërcënues ku i shkruhej “Pershendetje, edhe ditelindjen e ke per halloëeen sic ke fytyren, te gjitha pislleqet qe ke bere me ate te ndjerin do i lash ne kete dynja. Shkofsh ne ferr kurve e ndyre”, shkruhet ne mesazhin e derguar nga profili me emer “bbb31_”.

Sot Koçi është arrestuar teksa akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noterja”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:

– R. K., 40 vjeçe, me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”njofton policia në lidhje me ratin.

Leave a comment