Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po prisnin në stacion, treni i mallrave tërheq zvarrë karrocën e foshnjës në Itali

++ Treno deragliato: due morti e 5 feriti gravi ++

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku karroca e një foshnje të sapolindur është tërhequr zvarrë për 20 metra.

Mediat e huaja bëjnë me dije se foshnja është zvarritur nga treni i mallrave duke bërë që më pas të përfundonte në shina, fatmirësisht pa u kapur nga vagonët.

Aksidenti dramatik ka ndodhur në stacionin e Pavias, ku dy prindër bashkë me foshnjën e tyre po prisnin trenin, por fatkeqësisht karroca e foshnjës së tyre është kapur nga treni i mallrave që kaloi aty pranë.

Foshnja ndodhet në spitalin e San Matteos, ku u shtrua në terapi intensive në repartin e Neonatologjisë, për shkak të traumës së rëndë të raportuar, prognoza është e rezervuar.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje vijojnë hetimet, dhe pse duket se ngjarja ka ndodhur pasi karroca ka qenë e vendosur shumë pranë shinave të trenit.

Leave a comment