Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjendet e vdekur në banesë 50 vjeçarja në Fier, ja çfarë dyshohet

vdekja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit. Një grua 50 vjeçare e quajtur Valdete Mamaj është gjetur e vrarë me thikë në banesë nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” të qytetit dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e këtij rasti të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet si vetvrasje, ndërsa mësohet se çifti jetonin vetëm dhe sipas fqinjëve nuk kishin problem në familje.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a comment