Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meta publikon përgjigjet e 72 pyetjeve të Kushtetueses

Meta-gspgdlgd

Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar përgjigjet e 72 pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i drejtoi Presidentit Ilir Meta, në seancat për shqyrtimin e kërkesë së Kuvendit për shkarkimin e tij.

Presidenca thekson se në pyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese ka elementë të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik.

“Pas shqyrtimit të përmbajtjes së të gjithë pyetjeve, rezultoi se disa prej tyre në dukje përmbajnë elementë të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik”, sqaron Presidenca.“Nëse Gjykata do të kishte shqyrtuar me vëmendje të thelluar këto qëndrime të Presidentit të Republikës, apo dhe provat që e shoqërojnë atë, shumë prej pyetjeve sot nuk do të ekzistonin. Megjithatë, në respekt të transparencës së plotë, si dhe në përgjigje të kërkesës së trupës gjyqësore, ju parashtrojmë përgjigjet si më poshtë vijon, duke mbajtur në konsideratë faktin se shumë prej pyetjeve janë përsëritje e njëra-tjetrës, si dhe faktin se Gjykata nuk mundi të na i përcillte pyetjet e zbardhura (përveç pyetjeve të relatorit), ndërkohë që përmbajtja e tyre, është zbardhur nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës me shkrim dore në seancën e datës 3.02.2022”, thuhet më tej.

Related Posts

Leave a comment