Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçar, i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur.
Në pranga ka rënë shtetasi B. V., i cili është ndëshkuar gjithashtu me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.