Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rusia transmeton pamjet në televizionin shtetëror: Ushtarët tërhiqen pas stërvitjes në Krime

rusia-1-780x405

Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar tërheqjen e trupave pas stërvitjes ushtarake të kryer në Krime.

Njoftimi vjen një ditë pasi Rusia njoftoi se do të tërheqë disa nga trupat e saj, ndërkohë që amerikanët ende kanë rezerva për të besuar, se Putin ka urdhëruar tërheqjen dhe jo pushtimin.

“Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të përhershme të vendosjes”, u citua të ketë thënë një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

Ndërkohë raportohet se televizioni shtetëror rus tregoi imazhe të njësive ushtarake që kalonin një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia me kontinentin.

Sipas një raporti të mediave botërore, fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar të shohin prova për këtë pasi kriza Rusi-Ukrainë ka goditur tregjet globale dhe ka përshkallëzuar tensionet gjeopolitike.

Por sekretari britanik i Mbrojtjes ka thënë se bota duhet ta gjykojë Rusinë nga veprimet e saj, duke paralajmëruar se një pushtim i Ukrainës është ende i mundur.

Ben Wallace ka thënë për Sky News se “ajo që ne nuk kemi parë është dëshmia e tërheqjes që është pretenduar nga Kremlini”.

“Realiteti është se ne duhet t’i gjykojmë sipas veprimeve”.

Sekretari i mbrojtjes, i cili ndodhet në Bruksel për një takim të NATO-s ka shtuar se kanë 60% të të gjithë fuqisë së tyre luftarake tokësore në kufirin me Ukrainën dhe një “flotilje të rëndësishme” në det, që do të thotë se Ukraina është “e rrethuar mjaft” nga një “forcë mjaft e madhe”.

Related Posts

Leave a comment