Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raketa ruse godet gabimisht banesat civile në Zhytomyr, 2 të vdekur dhe 16 të plagosur

d09bd903-01c4-4ce8-9116-9f03f8ee8991

Ukraina thotë se një sulm raketor rus gjatë natës ka vrarë të paktën dy persona në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 km në perëndim të Kievit. Sulmi, që synonte një bazë ajrore në qytet, goditi shtëpitë e banimit aty pranë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, kishte thënë më herët në rrjetet sociale se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.

“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë” tha ai, shkruan BBC.

Llogaritë e qeverisë së Ukrainës në Facebook dhe Telegraph kanë shpërndarë një video për të cilën ata thanë se ishte nga pasojat e shpërthimit. Nga pamjet dukeshin shpëtimtarët që po përpiqeshin të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat.

Leave a comment