Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SANKSIONET MUND TA RIKTHEJNË RUSINË NË VITET E ERRËTA TË ’90-tës 

Rusi grushti i shtetit 1991

Nga Ilir KRASNIQI –

Kreu i diplomacisë ruse Sergey Lavrov do të jetë në një pozitë të pakëndshme në sesionin e 49 të Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë. Ky institucion, që përbëhet nga 47 shtet secili prej të cilave zgjidhet me shumicë të votave të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me votim të drejtpërdrejtë të fshehtë, ku Rusia u zgjodh edhe njëherë në tetor të viti 2020 për një periudhë tre vjecare, që filloi më 1 janar 2021.

Që nuk do ta ketë të lehtë përballë agresionit rus në Ukrainë e thotë edhe Andrey Kortunov, nga Këshilli për Politik të Jashtme pranë presidencës ruse. “Sfondi politik i seancës aktuale është jashtëzakonisht i vështirë për Moskën”.

Ditë më parë Këshilli i Ministrave  të Evropës pezulloi anëtarësimin e Rusisë në këtë organizatë.  Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo ka diskutuar një projekt-rezolutë që dënon ashpër operacionin ushtarak rus në territorin e Ukrainës. Rusia, natyrisht, e bllokoi këtë projekt, por u gjend, në fakt, e izoluar në Këshillin e Sigurimit.

Nga pesëmbëdhjetë anëtarët aktualë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njëmbëdhjetë mbështetën projekt-rezolutën, ndërsa vetëm tre, megjithëse shtete me shumë ndikim, Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, abstenuan. Më shumë se pesëdhjetë vende anëtare të OKB-së nxituan të miratojnë një deklaratë që dënon veton e Rusisë në Këshillin e Sigurimit.

Kjo është vetëm njëra anë politike me të cilën do të ballafaqohet Moska në planin ndërkombëtarë, shto këtu edhe sanksionet ekonomike. Pas këtij agresioni mbetet e paqartë si do të funksionojë marrëveshja për siguri kolektive dhe Unioni Ekonomik Evroaziatik.

Shumë vende, nga ish BRSS, të cilat brenda tyre kanë pakicën ruse doemos do të shtrojnë çështjen e bashkëpunimit të mëtejmë me Rusinë. Presidenti rusë gjatë një telefonate me presidentin francez Emanuel Macron ka paraqitur kushtet për përfundimin e luftës: Njohja e sovranitetit rus mbi Krimenë, demilitarizimi i shtetit ukrainas dhe sigurimi i statusit neutral të Ukrainës.

“Zgjidhja për Ukrainën është e mundur vetëm nëse merret parasysh interesi i Rusisë”, citohet ti ketë thënë Putini- Macronit.

Disa analiste theksojnë se kishte një plan për ta marrë Kievin dhe për ta vendosur një qeveri kukëll. Llogaritet që nëse bie Kievi, atëher qytetet e tjera do të dorëzohen. Putini mund të ketë llogaritur që brenda dy–tre ditesh do të marrin gjithë Ukrainën, por në bazë të të dhënave thelbësisht të pasakta që i kanë dhënë bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Ai me sa duket besonte se, të paktën, Ukraina Lindore nuk do të rezistonte fort, se forcat ukrainase mund të kapeshin, mbyteshin pa problem, se portreti psikologjik i udhëheqjes ukrainase ishte i tillë që do të shpërndahej në rast të një sulmi serioz dhe kështu me radhë. Edhe nëse ndryshon situata është e pamundur që Moska të arrijë një fitore ushtarake dhe mund të ndodhë më keq se Çeçenia.

Taktika e tyre nuk do ti sigurojë atij asgjë, përveç eventualisht shkatërrimit të qeverisë ukrainase ku nën gërmadhat e saj do të sjellnin Oleg Tsarev ose Viktor Medvedchuk, me flamur rus, të cilët do të bënin një foto atje dhe kaq.

Njerëzit e rrethit duket se e bindën Putinin se ndjenjat pro ruse janë të forta në shoqërin ukrainase dhe ekzistencën e politikanëve me ndikim që kanë mbështetje të konsiderueshme në mesin e elektoratit ku në mënyrë figurative do të udhëheheqin një lloja kolaboracionisti, megjithatë kjo nuk korrespondon me jetën reale në Ukrainë.

Opinioni patriotik edhe mund të jetë I entuziazmuar nga trupat e sigurisë të cilët tregojnë fuqinë e shtetit, forcën, madhështinë e dikurshme të BRSS , perandorisë ruse, që kanë qenë elementet e imazhit ndër vite, duke larguar vëmendjen nga vështirësitë aktuale dhe zgjidhjen e problemeve  elektorale.

Ngritja e konsumit të gjërë

Karshi këtyre zhvillimeve vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.  Në sanksionet ekonomike janë përfshirë shumë banka ruse përfshirë më të madhen Sberbanka, si dhe Alfa, VTB.., por ende mbetet e paqartë nëse është përfshirë apo jo Gazprombanka përmes së cilës bëhen pagesat e furnizuesve të energjisë.

Pothuajse çdo prodhim rus varet nga importet. Industria e aviacionit, fermat e shpendëve, pothuajse të gjitha ndërmarrjet industriale janë ulur në pajisjet perëndimore që duhet të servisohen. Shumë sektor  industrial dhe biznese do të përballen me probleme serioze.

Kjo do të shkaktojë rritje të çmimeve, tentativa për zëvendësimin e importeve, të cilat, me shumë mundësi, nuk do të jenë shumë të suksesshme dhe gjithashtu shumë të shtrenjta në kushte të tilla. Ndryshe nga provincat, në qytetet e mëdha shkalla e shërbimeve financiare, numri i produkteve financiare dhe kompleksiteti i zinxhirëve të familjeve do të jenë më të larta.

Shumë ekspertë rusë nuk mendojnë se Kina do të kërkojë të përfitojë nga kjo situatë tollovie. Përkundrazi vlerësohet se ajo do të distancohet nga Rusia, ndoshta jo hapur, edhe pse nuk pritet të vendos sanksione. Megjithatë disa banka kineze kanë ndaluar financimin e kontratave ruse të naftës.

Kjo nuk do të thotë se Kina refuzon të blejë. Por bankat nuk duan të bëjnë pagesa paraprake për kompanitë që blejnë naftë, sepse kanë frikë mos bien nën sanksionet e SHBA. Parashikohet që Kina nuk do të nxitojë të zgjerojë praninë e saj ekonomike, duke qenë se marrëdhëniet me Perëndimin do të dëmtohen.

Në Bankën Qendrore vlerësohet se ka afërsisht 35 miliardë dollarë të gatshme, 80 miliardë dollarë depozita në llogaritë e popullatës, por edhe nëse Banka Qendrore e nxjerr të gjithë paranë dhe ua shpërndan bankave në formën e përforcimit për arkat e qarkullimit, kjo nuk do të mjaftojë. Tashmë presidenti ka marrë vendim që asnjë valutë të mos nxiret jashtë.

Kur një bankë venezueliane u vu nën të njëjtat sanksione, për mendimin tim, në vitin 1919, ata u përpoqën të shisnin 2 ose 3 ton ar. Ata u detyruan të merrnin me qira një aeroplan rus, ta çonin arin në Ugandë, ta shkrinin atje poshtë dhe pastaj ta çonin në Turqi dhe ta shisnin me para në dorë. Rusia ka 2000 tonë rezerva. Por kujt dhe me çfarë uljesh mund ta shesin atë? Tashmë kanë filluar të shihen elemente të panikut tek qytetarët. Kjo vërehet në situatën me depozitat bankare, kjo shihet në situatën me mallrat e domosdoshme.

Ajo rënie e mprehtë e valëzuar e të ardhurave të popullsisë, pamundësia për të shkuar askund, mbyllja e kufijve, janë gjëra që nuk mund të rrafshohen nga asnjë propagandë. Edhe nëse qytetari i zakonshëm nuk di asgjë për luftën, numrin e viktimave, kur të vij në situatën e të qenit lypës, i varfër dhe nuk mund të bëj asgjë tjetër, atëherë krijohet një situatë krejtësisht tjetër. Sipas një sondazhi të të përditshmes ruse Vzglyad lidhur me atë se në çfarë kufij duhet të eksitojnë dy territoret e njohura të Ukrainës nga Rusia, mbi 63 .76 për qind mendojnë se në kufijte e rajoneve  të vitit 2014. Ndërsa vetëm 20.4 për qind mendojnë se ato duhet të jenë brenda kufijve rusë.

Presidenti nën rrezikun e një grushteti

Foto: Ish Presidenti rus i viteve ’90, Boris Jelcin në mbrojtje nga grushti i shtetit.

Duket se  disponim për luftë nuk kanë as trupat ushtarake ruse. Kjo vërehet nga një vendim i Ministrisë ruse të Mbrojtjes e cila propozoi që pjesëmarrësve në pushtimin e Ukrainës t’u caktohet statusi i veteranëve të luftës. Ky projektligj është publikuar në portalin e projekt rregulloreve ligjore.

Veteranët dhe luftëtarët me aftësi të kufizuara kanë të drejtë ligjore për pensione, pagesa në para, strehim për nevojtarët, faturat e shërbimeve, kujdes mjekësor dhe përfitime të tjera, të tilla si proteza falas. Kjo doemos do të rëndojë buxhetin rus.Për qeverin ruse mund të ketë dy kërcënime kryesore që mund të katralizojnë një ndarje të brendshme që mund të përfundojë me një grusht shtet.

Sipas ekspertizave të analistave rusë, para se gjithash, është humbja në luftë, e cila është e rëndësishme në radhë të parë për vetë elitën, për të kuptuar përshtatshmërinë dhe suksesin e liderit, sepse ky është faktori kryesor i mbijetesës për të. E dyta është disponimi masiv për protesta. Kjo sepse sanksionet pa dyshim do të destabilizojnë situatën socio-ekonomike në Rusi ku ndjeshëm do të ulen të ardhurat e popullsisë.  Shumë analistë pyesin se sa kontribuon kjo në çdo veprim kolektiv për të rrëzuar Putinin?

Regjimi ekzistues ka një sistem mbrojtjeje shumështresore si nga protestuesit paqësorë ashtu edhe nga një kryengritje e mundshme, dhe këtë jo që se ka menduar Putini para një ndërmarrje të tillë veprimi. Megjithatë askush nuk e përjashton mundësin e variantit të një grushtshteti brenda elitës.

Dekreti i Vladimir Putin për njohjen e dy territoreve të Ukrainës dhe takimi publik i Këshillit të Sigurimit në Donbas që i parapriu u bë një ilustrim i gjallë i mënyrës se si funksionon tani sistemi i vendimmarrjes në qeverinë ruse. Modeli kolegjial-, ku opinioni i rrethit të presidentit konsiderohej i rëndësishëm dhe mund të ndikonte në rezultatin përfundimtar, u zëvendësua nga një model ku mund të ketë vetëm një burim vendimi. Andrey Pertsev në një publikim për Canegie thekson se bashkëpunëtorët e Putinit kanë humbur të drejtën për vizionin e tyre të situatës, dhe më e rëndësishmja, për ta marrë atë parasysh.

“Tani Presidentit i pëlqen ata që janë të gatshëm t’i paraprijnë dëshirat e tij dhe t’i ndjekin ato pa kushte.Ai nuk është më garant i stabilitetit dhe tani nuk është arbitër dhe jo i pari. Ai nuk është president populli, as zëdhënës i elitës, madje as ndërmjetës mes elitës dhe popullit.

Tani ai është i vetmi shef, që kupton më së miri të mirën shtetërore dhe publike, ndaj nuk ka ndërmend të dëgjojë as bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Kjo ndryshon të gjithë sistemin e marrëdhënieve si midis shoqërisë dhe presidentit, ashtu edhe brenda vertikalit të pushtetit”, thekson ai. Duke e ndjerë kërë kërcënim, vetë zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë Dmitri Medvedev ka paralajmëruar mundësinë e një revizioni të marrëdhënieve me vendet që kanë vendosur sanksione.

© Copyright: Arberia News.net

 Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

 

 

Related Posts

Leave a comment