Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bombardohen dy aeroporte ruse, akuzohet nga Ukraina, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur! Lavrov: NATO është një kërcënim serioz për Rusinë

aeroport-750x375

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve që ndodhën në në dy baza ushtarake ruse. Një prej shpërthimeve ndodhi në një depozitë nafte në bazën ushtarake që nodhet pranë qytetut Ryazan, në juglindje në Moskës raportuan mediat shtetërore ruse. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në bazën e rajonit të Saratovit, ku janë plagosur dy persona.

Ende janë të paqarta dhe mister shkaqet e shpërthimeve, ndërsa duhet thënë se zonat ku ndodhën ato janë me qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën. Pavarëisht nga kjo dyshohet se shpërthimet janë shkaktuar nga dronë ukrainas, ç’ka do të thotë se Kievi ka gjetur mënyrën të shenjestrojë bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi që janë përdorur për të goditur infrastrukturën e Ukrainës.

Sipas Antony Blinken, sekretarit amerikan të Shtetit, Rusia nuk planifikon bisedime me Uashington-in për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Blinken ka thënë se reagimi i Putin dhe vendimet e tij për përkeqësimin e situatës në Ukrainë, në vend të përfundimit të luftës, ka ardhur si pasojë e humbjes së tij në fushëbetejë në disa zona të Ukrainës, lajm që e ka zemëruar Putinin.

Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin energjetik me Rusinë pasi G7, BE dhe Australia vendosën një kufi për çmimin e naftës ruse për eksportet ruse. Kina, e cila tha se do të vazhdojë në bazë të respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, ka rritur importin e naftës ruse këtë vit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar perëndimin që të shmangë krijimin e një lufte të re të ftohtë, e cila mund ta ndajë botën në blloqe. Për revistën Foreign Affairs, kancelari gjerman bëri thirrje që të bëhen çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja. Duke veçuar Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë një kërcënim për një botë shumëpolare, ai tha se duhet të ketë unitet më të fortë evropian dhe transatlantik.

Një kufi çmimi për naftën detare ruse, i rënë dakord nga vendet e G7, hyn në fuqi sot pasi perëndimi synon të reduktojë të ardhurat e Kremlinit nga lëndët djegëse fosile, si dhe të kufizojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë. Britania, Japonia, Gjermania, Italia, Franca, Kanadaja dhe SHBA, si dhe vendet anëtare të BE-së dhe Australia arritën në një marrëveshje për të vendosur një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse, pasi Polonia, e cila po rezistonte, i dha dritën jeshile për marrëveshjen.

Related Posts

Leave a comment