Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A do të përpiqet Ukraina të rimarrë Donbasin dhe Krimenë?

-640-0-1670920623xukrainpng-922

Ndërsa Ukraina po korr suksese në fushën e betejës, zyrtarët dhe komandantët ushtarakë të vendit po bëhen gjithnjë e më optimistë për rimarrjen e zonave të Ukrainës që janë në kontrollin e forcave ruse që nga viti 2014.

Zona të mëdha të rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës, të përbërë nga Donetsk dhe Luhansk  kanë qenë në kontrolin e  separatistëve të mbështetur nga Rusia shumë kohë përpara fillimit të luftës në shkurt, ndërsa i gjithë territori jugor i Krimesë u aneksua nga Vladimir Putin tetë vite më parë.

Ukraina ka sinjalizuar se qëllimi i saj në këtë luftë nuk është vetëm të largojë Rusinë nga zonat e pushtuara që nga pushtimi i këtij viti, por edhe të marrë përsëri Krimenë dhe Donbasin.

Analisti ushtarak Mick Ryan, një gjeneral-major australian në pension, tha se rimarrja e këtyre territoreve do të jetë “sfiduese”.

“Marrja e Krimesë do të ishte veçanërisht e ndërlikuar, duke kërkuar që Ukraina të kryejë  operacione të reja detare për të ndaluar flotën e fuqishme ruse të Detit të Zi të godasë trupat ukrainase ndërsa ato kalojnë në gadishull.

“Ukrainasve do t’u duhet të koordinojnë njëkohësisht operacionet amfibe, ajrore, tokësore dhe të tjera. Kjo detyrë është e vështirë,” tha ai në një artikull për Foreign Affairs.

Plus, disa qeveri perëndimore mund të hezitojnë të ndihmojnë Kievin për të rifituar këto zona pavarësisht se ende njihen zyrtarisht si pjesë e Ukrainës. Megjithatë, rusët po përgatiten për një sulm ukrainas në Krime, raporton abcnews.al.

Javën e kaluar zyrtarët ukrainas raportuan se forcat ruse po hapnin llogore në territorin e pushtuar. Ryan thotë se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara se Ukraina të mund të avancojë, pasi ajo ka çështje më të rëndësishme fillimisht,  jo më pak sulmet ruse në infrastrukturën kryesore të vendit, të cilat kanë lënë shumë civilë pa energji elektrike, ngrohje dhe furnizime me ujë.

“Vendi duhet të gjejë mënyra për të rindërtuar dhe forcuar sa më shpejt rrjetin e energjisë dhe ngrohjes përballë sulmeve të vazhdueshme ruse, duke përfshirë edhe ndihmën perëndimore,” tha ai.

Related Posts

Leave a comment