Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fatura e luftës putiniane/ 88 miliardë USD dëme në Ukrainë (FOTO)

Lufta ukraine

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës deri më tani kap shifrën e 88 miliardë dollarëve. Një universitet ukrainas ka kryer një studim të thelluar mbi vlerën që do të duhet për rindërtimin e qyteteve nëse lufta do mbaronte tani. Sipas studimit, shuma totale e dëmeve të dokumentuara shkon në 87.9 miliardë dollarë dhe dëmet më të mëdha janë në banesa dhe rrugë.

Studimi është bërë nga Shkolla Ekonomike e Kievit, e mbështetur nga qeveria ukrainase, për të hartuar një kosto të vlerës që duhet të paguajë Rusia kur gjithçka të mbarojë. Hulumtimi tregon dëmin e drejtpërdrejtë në infrastrukturën ukrainase, por gjithashtu vlerëson efektin goditës në Produktin e Brendshëm Bruto, humbjen e investimeve, largimin e fuqisë punëtore dhe kostot e shkaktuara në sistemin e mbrojtjes.

Mbi 23,000 kilometra rrugë janë dëmtuar deri më tani me një kosto prej 23.6 miliardë paund. Dëmet në ndërtesat e banimit kanë qenë nga më të tmerrshmet. Sipas studimit, janë shkatërruar 37,000 metra katrorë pasuri të paluajtshme në Donetsk, Kharkiv dhe Chernihiv.

Sulmet ruse kanë shkaktuar gjithashtu dëme në 173 objekte industriale në Ukrainë. Gjithashtu janë dëmtuar 1401 shkolla, kopshte e universitete. Predhat nuk kanë kursyer as institucionet fetare sepse janë shkatërruar 95 objekte.

Kryeministri britanik u zotua për një plan të ri “Marshall’ për të rindërtuar Ukrainën, duke iu referuar përpjekjeve amerikane të pas vitit 1945 për të ringjallur ekonomitë e Evropës Perëndimore dhe për të krijuar një mburojë kundër BRSS-së pas disfatës së Hitlerit.

Related Posts

Leave a comment