Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin: Gati për projekte bërthamore në Bjellorusi

-640-0-1671463496xputin-951

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Minsk për bisedime me homologun dhe aleatin e tij bjellorus Alexander Lukashenko.

Vizita e Putinit vjen në një kohë kur ekziston frika rreth ngushtimit të aleancës mes dy vendeve në drejtim të veprimeve që merren për luftën në Ukrainë.

Udhëtimi i liderit rus do të jetë i pari që ai bën në Minsk që nga viti 2019. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se Putin është shprehur se Rusia është e gatshme të zhvillojë projekte bërthamore në Bjellorusi.

Presidenti rus theksoi po ashtu se Bjellorusia nuk është thjesht një fqinj, por një aleat.

“Bjellorusia nuk është vetëm një fqinj i mirë, por edhe një aleat, ndaj të gjitha çështjet ekonomike zgjidhen në bazë të këtij fakti,” shtoi ai.

Related Posts

Leave a comment