Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të lindësh në luftë/ Pamjet nga brenda bodrumit të maternitetit në Kiev

grate-780x405

Gratë shtatzëna ukrainase në Kiev po prisnin me nervozizëm të lindnin në bodrumin e një spitali të maternitetit, i cili është shndërruar në një strehë urgjente për bomba, ndërsa forcat e ruse të Vladimir Putinit rrethuan kryeqytetin.

Dhjetra gra shtatzënë dhe familjet e tyre u strehuan në bodrum, ku shtretërit ishin vendosur në dyshemenë e atyre që dukej të ishin dhoma zhveshjeje dhe korridore, ndërsa familjet e tyre u zhytën në errësirë ndërsa prisnin të përfundonte bombardimi i ditës.

Grupe me deri në gjashtë gra ndanin dhoma, dhe në disa raste shtretër, ndërsa prisnin të lindnin ose pushonin pas lindjes së foshnjave të tyre.

Të paktën një dhomë mbante makineri për të monitoruar shenjat vitale të nënave dhe të porsalindurve, raporton dailymail.

Më poshtë një galeri me foto nga momentet dramatike:

                   

 

Leave a comment