Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Video/ Sot takimi i dytë mes palëve, momenti kur autokolona me zyrtarët rusë mbërrin në kufirin Bjellorusi-Poloni

Rusi-780x405

Delegacioni rus ka mbërritur për raundin e dytë të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të mërkurën ndihmësi i presidentit rus Vladimir Medinsky, i cili kryeson delegacionin rus.

Delegacioni rus mbërriti në Belovezhskaya Pushcha në kufirin Bjellorusi-Poloni, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar zyrtarin.

Pala ukrainase është në rrugën e saj dhe pritet të arrijë të enjten, tha Medinsky.

Të dyja palët pritet të bien dakord për një vend takimi për bisedimet.

Ato pritet të diskutojnë për mundësinë e armëpushimit dhe krijimin e një korridori humanitar.

Rusia dhe Ukraina përfunduan raundin e tyre të parë të negociatave në Bjellorusi të hënën pa ndonjë përparim të qartë.

Zhvillimet kryesore në ditën e 8-të të luftës:

Të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në orët e para të së enjtes në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë janë vrarë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Deri në 15,000 njerëz janë të strehuar në stacionet e metrosë së Kievit.

Forcat e Armatosura në Suedi njoftuan se të mërkurën katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Suedisë.

Sistemi bankar SWIFT ka njoftuar se më 12 mars do të përjashtojë nga rrjeti i tij global shtatë banka ruse, në linjë me sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje.

Mijëra shkencëtarë rusë kanë vënë emrat e tyre në një deklaratë si shenjë proteste kundër pushtimit “të padrejtë dhe të pakuptimtë” të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që “të ndalojë menjëherë gjakderdhjen”.

Leave a comment