Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rita Ora kërkon ndihmë për të gjitha gratë e prekura nga lufta në Ukrainë

123113094_ritaora

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për të gjitha gratë e prekura nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë.

Rita ka përdorur llogarinë e saj në “Instagram” për të bërë një thirrje publike për ndihmë. Ajo ka shpërndarë një nga postimet e UNICEF-it të Mbretërisë së Bashkuar, i cili aktualisht po mbledh fonde për të ndihmuar ukrainasit.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ju lutem konsiderojeni dhurimin te UNICEF UK, i cili është duke ndihmuar dhe mbështetu gratë e Ukrainës gjatë kësaj kohe shkatërruese”, shkroi Rita Ora bashkëngjitur me postimin e saj.

Ndërkohë ju rikujtojmë se prej disa vitesh këngëtarja shqiptare është zgjedhur si ambasadore e UNICEF.

Në prill të vitit 2019, ajo realizoi një vizitë të veçantë me UNICEF-in në Kosovë, duke vizituar familjet nevojtare në disa zona të varfra të vendit të saj.

Rita Ora bën një thirrje publike për gratë e prekura nga

Related Posts

Leave a comment