Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Protesta për uljen e çmimit në naftës, ja sa persona u arrestuan nga policia

EEE6175C-ED1B-424C-8116-799FF6F9DB6F

Policia ka arrestuar 16 persona në lidhje me protestën e zhvilluar dje përpara kryeministrisë në Tiranë, për uljen e çmimeve të karburanteve dhe jo vetëm.

Personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Po ashtu janë proceduar 5 persona, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë.

Pavarësisht këtyre arrestimeve, dhe shoqërimeve të dhunshme gjatë ditës së djeshme nga policia, qytetarët kanë paralajmëruar se protesta do të jetë e përditshme, në të njëjtën orë, 17:00, derisa qeveria të reflektojë ndaj kërkesave për uljen e çmimeve, përmes heqjes së disa prej taksave që rëndojnë mbi karburantet në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Bënë thirrje për grumbullime, bllokuan rrugët dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 16 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 9 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

E. Ç., 21 vjeç, A. Z., 22 vjeç, V. P., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, Gj. P., 22 vjeç, S. Rr., 33 vjeç, P. S., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, E. L., 25 vjeç, M. D., 43 vjeç, A. M., 32 vjeç, A. N., 23 vjeç, E. A., 20 vjeç, Sh. M., 25 vjeç, Xh. L., 25 vjeç, dhe B. L., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: E. H., 20 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. A., 36 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 9 mars 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Related Posts

Leave a comment