Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Flamur Noka: Më 12 nëntor do t’i trokasim në derë Ramës, do e largojmë me protesta e greva

-1200-630-jhyl-1657826750

Numri dy i PD-së së Berishës, Flamur Noka, gjatë një interviste tha se ka vetëm një rrugë për të ndryshuar Shqipërinë dhe ajo rrugë është largimi i Ramës nga pushteti.

“Ne po bëjmë betejë përballë Ramës dhe nuk kemi pasur iluzion këto vite se ai mund të ndryshojë. Edi Rama nuk ndryshon, ka vetëm një rrugë, largimi i tij për të ndryshuar Shqipërinë”, tha ai.

Por si ndodh largimi sipas Nokës?

“Me të gjitha mjetet demokratike. Duke filluar me protesta me greva dhe me të gjitha.

12 nëntori është një nga rrugët që do ti trokasë në derë Edi Ramës dhe do ti thotë ‘ti largohu’.

Largimi i tij është zgjidhja. Më 12 nëntor çdo qytetar i Tiranës dhe i Shqipërisë do të derdhet në buleverdin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë Edi Ramës që ti nuk meriton të jesh kryeministër i Shqiptarëve.

Je armik i opozitës, armik i Shqipërisë, armik i shqiptarëve për çfarë ke bërë, çfarë ke batërdisur”, tha Noka në “Ora News”.

Related Posts

Leave a comment