Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar liderët e institucioneve të Kosovës për heshtjen e tyre pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili deklaroi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara se raporti i Dick Marty-t ishte tronditës.
“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën”, ka shkruar Çitaku në Facebook.