Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KËRCËNIMI ME “ÇANTËN” BËRTHAMORE

915010197d6725ced87138b53181e918

Nga Ilir KRASNIQI –

Izolimi i presidentit rus Vladimir Putin ka shtuar dilemat e shumë liderëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve se çfarë ka në mendje ai, sidomos pas përdorimit të raketave hipersonike “Kinzhal”, që mund ta mbajë edhe koka bërthamore.  Veç shkarkimit të disa zyrtarëve të Këshillit të Sigurisë së Federatës ruse, tash së fundi nga qeveria iku edhe Anatoly Çhubais, pak e rëndësishme nëse dha dorëheqje apo e detyruan, njeriu që ngriti në shkallët më të larta vetë Putinin.

Çhubais, 66 vjeç, ishte zëvendëskryeministër i parë, ministër i financave dhe kreu i administratës presidençiale nën Presidentin Boris Yeltsin, ishte një nga figurat kryesore dhe ideologu i privatizimit të ndërmarrjeve ruse në fillim të viteve 1990. Më 1977 vetë Çhubais në vitin 1997 e transferoi Putinin nga Bashkia e Shën Peterburgut në administratën e Kremlinit. Një vit më vonë, Jelcin e emëroi Putinin në krye të FSB-së, më pas sekretar të Këshillit të Sigurimit dhe më pas kryeministër. Në këtë pozicion, Putin u bë ushtrues i detyrës së presidentit pas dorëheqjes së Jelcinit.

Por ky izolim i Putini ndodh edhe në takime duke mbajtur një distancë të madhe në tavolinën ovale. Ai ka kohë që nuk shfaqet as me njeriun e tij, shumë të besuar ministrin rus të mbrojtjes Srgey Shojgu. Që nga 11 marsi para opinionit ai nuk është shfaqur. Media hulmtuese Agenstvo (ish Project) në mënyrë të detajuar ka hulmtuar prezencën në mediat ruse të Shojgu që kur Rusia ndërmorri sulmet ndaj Ukrainës.

Ai më 11 mars ka biseduar me homologun  e tij rus Hulusie Akar ndërsa më pas ka shkuar në klinikën qendrore ushtarake në Mandrika në Moskë, ku ndalu medalje ushtarëve rus që janë dalluar në luftime. Lajmi tjetër për të ka qenë më 18 mars në faqen e Kremlinit, ku njoftohet se ka marrë pjesë në mbledhjen me Putinin dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Nacionale.

Të njëjtën ditë Kanali 1 ka emetuar një video me Shojgu duke dekoruar ushtarët, ku njoftohet se atë ditë janë ndarë, por gazetarët kanë vërejtur se incizimi përputhet me incizimin të çilën Ministria e Mbrojtjes e ka publikuar më 11 mars. Shojgu zakonisht është mjaft aktiv në medie por burimet e kësaj medie nga ministria kishin theksuar se nuk ndihet mirë dhe ka problem me “zemër” Kjo agjenci nuk ka arritur të marrë asnjë përgjigje nga ministria as zëdhënësi i Kremlinit.

Mediat shkruanin në fund të shkurtit se Shoigu ishte “i përjashtuar” nga rrethi i ngushtë i Putinit, i cili ka të paktën tetë persona. Llogaria e Kremlinit në Instagram, siç kanë vënë re disa media, nuk ndjek më Shoigun dhe Sergei Lavrov, ministrin e Jashtëm. Vlerësohet se ka një “riformatim në krye të qeverisë ruse” dhe se Putin po dëbon ata që nuk i janë besnikë.

Përveç Shoigut, është vënë re edhe zhdukja nga publiku i Viktor Zolotov, kreut të Gardës Kombëtare Ruse dhe një prej këshilltarëve më të afërt të Putinit. Deklarata e tij e fundit publike daton në 15 mars, kur ai tha “se operaçioni ushtarak rus në Ukrainë nuk shkoi aq shpejt sa dëshironte Kremlini”, që ishte njohja më e fortë e Moskës se pushtimi i saj nuk do të shkonte siç ishte planifikuar.

Ndërsa në Rusi ka pakënaqësi në rritje për shkak të qëllimeve të paqarta të luftës në Ukrainë, betejave të përgjakshme me shumë viktima të ndërsjella dhe situatës gjithnjë e më të vështirë ekonomike, të mishëruar në mungesën e ushqimeve bazë, zemërimi drejtohet ndaj udhëheqësve më të lartë.

Në shënjestër është veçanërisht ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Putini mbetet njeriu më i pakënaqur në realizimin e planeve tw tij, për ringjalljen e një modeli të ish BRSS  për të cilën një satirist tha ajo përsëri mund të krijohet si Bashkimi i Republikave të sanksionuara Sovjetike!

Putin veçohet si një person mister ashtu siç e pwrcaktojnw yjet në mes dy numrave shtatë. Politologu bullgar Ivan Kratsev I cili kishte rastisur të shohë dhe dëgjojë nga afër Putinin, thotë se tani ai gjendet në një situatë siç e njohim nga letërsia ruse, kur një baba i thotë të birit: Unë të krijova, por tani duhet të të vras.

Duke iu referuar takimit të tij me Këshillin e Sigurimit të Rusisë Kratsev në një intervistë për Spigel tha se ishte tronditur ku  këta njerëz të rëndësishëm që padyshim nuk e dinin se çfarë pritej prej tyre dhe nuk ndiheshin rehat sepse sigurisht e dinin që nuk mund të shfaqnin kurrë mosmarrëveshje, megjithëse disa prej tyre ndoshta janë të shqetësuar për rrugën vetëshkatërruese që po ndjek Rusia sot.

“Pastaj pasoi dominimi agresiv, poshtërues i Putinit, i çili tregon hapur se ai nuk ndan pikëpamjet e tyre dhe se nuk i intereson fare se çfarë kanë për të thënë”. Duke e njohur nga afër ai thotë se Putini vazhdimisht flet për tradhti dhe mashtrim të perëndimit, ish republikat sovjetike.

Krastev tregon se si gjatë luftës së vitit 2008 kundër Gjeorgjisë, ai u takua me Alexei Venediktov, kryeredaktor i staçionit radiofonik “Echo of Moscow”, një nga mediat e fundit kritike të vendit, derisa u mbyll javën e kaluar. Putin pyeti nëse Venediktov e dinte se çfarë kishte bërë ai, Putin, në punën e tij të mëparshme?.

Zoti President, u përgjigj Venediktov, të gjithë e dimë se nga vini. A e dini, tha Putin, çfarë bëmë me tradhtarët në punën time të mëparshme? Po, e dimë, tha Venediktov. Dhe a e dini pse po flas me ju? Sepse je armik dhe jo tradhtar! Sipas Putinit, Ukraina ka kryer “krimin” më të madh që mund të imagjinohet: ajo e tradhtoi Rusinë.  Por a është Putin aq i izoluar sa të mund të shtypte vetë butonin bërthamor? “Izolimi i tij mund ta çojë në çdo gjë. Nga ana tjetër, situata është aq e vështirë sa ai mund të fillojë me strategjinë e çmendur të Niksonit. Putini do të bëjë atë që thotë se do të bëjë”, thotë Kratsev.

Zëdhënësi i Kremlinit  Dmitry Peskov nuk ka përjashtuar se Rusia të përdorë armë bërthamore në rast se ekzistenca e saj kërcënohet. Deklarata e tij vjen mes  shqetësimeve perëndimore se konflikti atje mund të përshkallëzohet në një luftë bërthamore. Tass nuk ka dhënë detaje të tjera. Muajin e kaluar, presidenti rus  Vladimir Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë.

Në përputhje me urdhrin, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më 28 shkurt se forcat e saj raketore bërthamore dhe Flota e Veriut dhe e Paqësorit ishin vënë në detyrë luftarake të intensifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres  tha më 14 mars: “Perspektivat për një konflikt bërthamor, dikur të paimagjinueshme, tani janë kthyer brenda fushës së mundësisë”.

Por njeriu i tij, në televizionin shtetëror politologu rus Sergey  Miheyev, në emsionin e moderatorit I cili është në listën e zezë të sanksioneve Vladimir Solovyev ka paralajmëruar invasion në Poloni dhe Lituani, si dhe sulm në BE me armë nukleare. Ai në këtë emision ka deklaruar atë që shumë kush e konsideron të pakuptimtë, një nga planet e luftës së  Kremlinit.

“Do të sulmojmë me armë nukleare  nëse organizoni kontigjentin paqësor (në Poloni) me forçat e NATO-së apo nëse vendosni ti dislokoni në Ukrainë. Kjo do të jetë luftë nukleare-tha politologu duke ia adresuar këto kërcënime BE dhe Pentagonit dhe më pas ka paralajmëruar invazion në Poloni dhe Lituani për shkak të ndihmës eventuale Ukrainës, por kërcënoi edhe gjermanët: “Bravo polakë, nga Varshava Juaj nuk do të mbetet asgjë për 30 sekonda. Trima gjerman, trima estonez, trima Blatikas.

Kur jemi te Baltiku, e di që në Kalingrad ka problem serioze me kufijë. Ndoshta do të duhej të fitojmë koridorin për Kalingrad”, tha Miheyev duke propozuar që Bjellorusia dhe Rusia të lidhen përmes këtij koridori për Kalingrad, tha Miheyev duke propozuar që Bjellorusia dhe Rusia të lidhen përmes këtij korridori që do të kalonte përmes Polonsië dhe Lituanisë.

Për sa i përket bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë, çështja e statusit të Krimese, të cilën Rusia e aneksoi më 2014 mbetet më sfiduesi. Edhe për Zelenskun dhe Putinin çfarëdo lëshimi në këtë pikë do të nënkuptonte fundin e karrierës së tyre politike apo kapitullim të cilën të dytë dëshirojnë ta shmangin.

Njohësit e mirë të njeriut vendimarrës I vetëm në Kremlin , Putin, nuk kanë përjashtuar mundësinë e asnjë skenari të zhvillimeve të mundshme. Disa besojnë se me gjuhën e kësaj arme të rëndë ai dëshiron të detyrojë liderët perëndimor të  ulen në tryezën e bisedimeve. Putin I cili nga njohësit e tij përshkruhet si shumë intelegjent , i shpejtë , i hapur dhe konfrontues konsiderohet se ai u bë peng i retorikës së tij.

Një nga strategët rusë folozofi rus Aleksandër Dugin paralajmëroi Rusia është shkëputur seriozisht dhe në staza afatgjata me perëndimin dhe liberalizmin. Këtu ai skicon dy faza të vetëdijes se tyre ideologjike dhe të formimit të pozicionit qytetërues: “ Së pari, Rusia do të përpiqet të shtyjë logjikën e liberalizmit sovran në kufijtë e saj. Pra, ne mbajmë të gjitha atributet e ideologjisë perëndimore, por interpretimi i tyre do të jetë speçifik – rus dhe sovran.

Dhe faza e  dytë do të jetë që, pasi kemi hyrë në një konflikt të drejtpërdrejtë dhe të vështirë me Perëndimin, do të na duhet thjesht të paraqesim një ideologji alternative”, tha ai duke e quajtur liberalizmin perëndimor “fashiste”. Ai njëfarë mënyre zbardhë planin sipas së cilës Rusia, dëshiron që së bashku me Bjellorusinë, Ukrainën dhe të tjerët të jenë pjesë e Organizatës së Euroazisë, ideator I së cilës është vetë ai.

“Tani është e pakthyeshme. Dhe, ose do të ndërtojmë një botë tjetër dhe një rend të ri botëror brenda dhe jashtë kufijve tanë, ose… – mendoni vetë. Nuk dua ta përkeqësoj situatën këtu, e çila tashmë objektivisht mbart tipare apokaliptike”, tha Dugin më 12 mars për portalin geopolitika duke lënë së kuptuari se deri ku mund të shkojë Moska në realizimin e planeve të saj.

Analisti politik kroat Zharko Puhovski duke komentuar çështjen e ngrotë në skenën ndërkombëtare tha se “asnjë gazetar nuk është në Moldavi, ku tani është vend kyq. “Ata kanë territor që mund të vinte në kontakt të drejtpërdrejtë me trupat ruse. Nëse konflikti vazhdon, nuk do të shkojë në Poloni, por në Moldavi, sepse nuk është në NATO.

Askush nuk mendon se çfarë do të ndodhë me Moldavinë dhe Rumaninë dhe kishte disa mundësi për bashkim”, tha ai. Por është pak e besueshme që Putin ti ketë menduar sanksionet aq të shpejta e të rënda që përhapen si zjarri duke sfiduar realizimin e planeve të tij.

 

Leave a comment