Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në Durrës/ Helmohen punonjësit në një fabrikë: Kishin hedhur fotoksinë për të vrarë minjtë…

79FB738B-729C-451F-8819-5DFDDBE93B7E

Një ngjarje e rëndë raportohen në Durrës, ku disa punonjëse në një fabrikë, janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mësohet se gratë kanë pësuar asfiksi në një fabrikë që ndodhet përgjatë autostradës Durrës -Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për 5 shtetase të cilat janë paraqitur në spital dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burime per Arberianews bejne me dije qe fabrika kishte hedhur fotoksine ne ambiente te ndryshme saj me qellim helmimin e minjeve.

Por sasia e tepert e fotoksines ka rezultuar fatale per punonjesit. Shume prej tyre jane helmuar dhe kane perfunduar ne spital.

Njoftimi i policisë Durrës:
Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Leave a comment