Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndryshime në qeveri! Flet kryeministri Rama

-800-0-rama1-558

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së kryesisë së PS para medieve. I pyetur nga gazetarët nëse do ketë ndryshime në qeveri, Rama tha se nuk është e nevojshme. Ai tha se gjatë mbledhjes janë dhënë dhe opinione për kandidatin apo kandidaten për President të Republikës.

A do ketë ndryshime në kabinet?

Ndryshime në kabinet s’ka arsye që të ketë. Ne sot kemi bërë mbledhje që ka pasur në qendër të vëmendjes kongresin e PS-së i cili do të mbahet së shpejti, agjendën e Kongresit, Statutin e ri të PS. Kemi folur edhe për vazhdimin e procesit të mbledhjes së opinioneve të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë jo për një votim të fshehtë por për një dhënie opinionesh për kandidatin apo kandidaten për Presidente të Republikës”, tha Rama.

Leave a comment