Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bllako drejt arrestimit, reagon Rama: Keqardhje në nivel personal, përgjegjësia individuale

-640-0-62448ded25421

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë, pas kërkesës së SPAK-ut, për arrestimin e deputetit të PS Alqi Bllako, si të përfshirë në

“Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputet, nuk ka ministra, nuk ka forcë, nuk ka të privilegjuar, janë të gjithë të barabartë dhe habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje, ndërkohë që gjithçka po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse përgjigjja për të gjithë ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi. Nuk besonin se në Shqipëri do të vinte dita që edhe njerëz me imunitet dhe me pushtet do të shkonin para drejtësisë. nuk besonin që këtë reformë ne ndërmorëm dhe unë personalisht me shumë vendosmëri jo vetëm, por së bashku me PS e kemi udhëhequr dhe do vazhdojmë ta mbështesim jo për të kapur drejtësinë por për të krijuar kushtet që me kohë, me durim, një proces reformimi i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për gjeneratën tjetër. Kështu që në nivelin personal, njerëzor, patjetër që jam shumë i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”, tha Rama për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Related Posts

Leave a comment