Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Me rezervën hidrike që ka sot KESH, vendi mund të furnizohet vetëm 20 ditë me energji elektrike

energji

Nga Ola XAMA-

Niveli i hidrocentralit të Fierzës është 261 metra, 20 metra më pak se mesatarja shumëvjeçare, kurse rezerva energjitike është 270 GWh, 2.7 herë më pak se mesatarja e kësaj periudhe.

Por këto ditë që prurjet janë rritur për shkak të reshjeve dhe mund të përdoreshin për të plotësuar konsumin vendas, ose për të rritur rezervën çfarë bën Korporata Eektroenergjitike?

SHET ENERGJI!

Në orët e vona të pasdites KESH ka hapur një procedurë për shitjen e 11 800 MWh energji, për datat 1 dhe 2 prill, ndërkohë që të furnizojë vendin me energji në këto data ka blerë para 5 ditëve 11 000 MWh energji kundrejt shumës 3.2 milion euro.

Çmimi mesatar me të cilin është blerë energjia përpara ca ditëve është 290 euro/MWh, ndërsa sot çmimi i energjisë në bursa ka nisur një trajektore rënëse. Në fund të procedurës KESH e ka shitur energjinë kundrejt një çmimi mesatar prej 150 euro/MWh, duke arkëtuar vetëm 1.7 milion euro.

Vetëm nga këto dy transaksione KESH ka humbur 1.5 milion euro!

May be an image of text that says "LOT1 Bleres Rezultatet e Tenderit per blerje energji elektrike 28 Mars 2 Prill, 2022 Cmimet Cmimi me larte kontraktuar 2,400 MWh Euro/MWh Cmimi mẽ ulết kontraktuar Çmimi ponderuar 295.00 289.20 LOT2 Bleres 292.68 mimet çmimi mẽ larte kontraktuar 1,800 MWh Euro/MWh Çmimi ne ulết kontraktuar Çmimi ponderuar 276.00 276.00 LOT3 Bleres 276.00 Cmimet Çmimi mẽ larte kontraktuar 1,800 MWh Euro/MWh Çmimi mẽ ulet kontraktuar Çmimi ponderuar 312.00 298.6 LOT4 Bleres 303.2 Cmimet Çmimi me larte kontraktuar 5,000 MWh Euro/MWh Çmimi mẽ ulet kontraktuar ponderuar 305.00 290.00"

May be an image of text that says "Rezultatet e Tenderit per shitje energji elektrike, 01-02 Prill 2022 LOT1 Sasia Sasia totale kontraktuar MWh Cmimet 1,800 Çmimi me larte kontraktuar Euro/MWh Cmimi me ulet kontraktuar 130.03 Cmimil ponderuar 130.03 LOT2 130.03 Sasia Sasia totale kontraktuar MWh Cmimet 8,400 mimi mẽ larte kontraktuar Euro/MWh mimi mẽ uleti kontraktuar 165. 165.17 Çmimi ponderuar 151.00 LOT3 157.97 Sasia Sasia totale kontraktuar MWh Cmimet 1,650 Çmimi mẽ larte kontraktuar Euro/MWh Cmimi mẽ uleti kontraktuar Cmimi ponderuar 101.15 55.57 77.48"

Related Posts

Leave a comment