Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rivendosja e fashës/ Eksperti: Nuk sjell asnjë benefit në rritjen e të ardhurave publike!

auto_541650642747

Rivendosja e fashës së konsumit të energjisë do të rrisë barrën financiare për familjet shqiptare, por kjo nuk do të thotë më patjetër edhe mbushje të arkës së shtetit.

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, thotë se përveçse nuk do të sjellë asnjë benefit në rritjen e të ardhurave publike, kjo skemë do të rrisë përpjekjet për abuzim dhe manipulim të matësve të energjisë.

“Rivendosja e fashës së konsumit vetëm sa bën të kthehemi pas në kohë në vitet 2013, e u provua faktikisht që nuk sillte asnjë benefit në rritjen e të ardhurave publike, apo mbrojtjen e konsumatorëve familjarë, por vetëm sa rriste përpjekjet për abuzimkorrupsion dhe manipulim të matësve të energjisë”, pohon Tola.

EKSPERTI 

Qeveria ka paralajmëruar që familjet të cilët harxhojnë më shumë se 700 Kw në muaj do të duhet që diferencën, pra sasinë e energjisë së harxhuar mbi këtë prag ta paguajnë me çmim tregu. Kjo sipas Tolës do të sjellë trefishim të faturës së energjisë. “Kostot për një pjesë relativisht të madhe të familjeve do t’i kalojnë dytrefish, në raport me faturimin aktual. Pasi n.q.s. do të paguajnë me çmimin spot të tregut për konsumin mbi 700Kw, do të duhet ta blejnë kë me mbi 2,3 €, nga afro 0,8 € sot”.

Ndërsa rendit problematikat e sektorit, eksperti i ekonomisë është i mendimit se zgjidhja pa cenuar konsumatorin, do të ishte ajo e kategorizimit të konsumit të energjisë bazuar në numrin e anëtarëve të familjes.

“Aktualisht, sot kemi një sërë problematikash. Nuk kemi evidenca si është përcaktuar kufiri 700 Kw, mbi bazë të kujt studimi-analize. Pastaj, n.q.s. realisht duam të mbrojmë konsumatorin familjar, pse mos bëhet një kategorizim i konsumit mbi numrin e anëtarëve në familje. P.sh. 2-3 anëtarë 700 Kw, 4-5 1000 Kw etj. Problematike akoma mbeten humbjet në rrjet (qofshin teknike ose jo teknike). 

Këto i shtojnë një barrë të rëndë buxhetit, përfshirë edhe menaxhimin e kompanisë së furnizimit me energji. Mungojnë strategjitë dhe planet për të nxitur investimin e familjeve shqiptare në bërjen e banesave të tyre efeciente nga ana energjetike. Përmes instalimit të paneleve, izolimit termik etj. Në vendet e BE-së japin mbi 110% subvencione për iniciativa të tilla”, thekson Tola.

SKEMA

Sipas skenarit të qeverisë, deri në 700 Kw abonetët familjar do të vijojnë të paguajnë për dritat me çmim të reduktuar, 9.5 lekë për Kw, duke përfituar në të njëjtën kohë edhe kompensimin në vlerën e 648 lekëve në muaj.  Ndërsa ata të cilët harxhojnë mbi këtë fashë, pra mbi 700 Kw në muaj, çmimi do të jetë ai që është aktualisht në treg, 34 lekë për Kw.

Por kjo vlen për diferencën, çka do të thotë se çdo kilovat mbi pragun e vendosur do të paguhet me çmim tregu dhe jo e gjithë sasia e energjisë së harxhuar. Faturimi i diferencuar i energjisë nuk është risi. Kjo skemë aplikohej deri në 2013. Por me ardhjen në pushtet, kjo maxhorancë vendosi të rrisë çmimin e dritave duke hequr fashën për konsum deri në 300 kilovat. Në të njëjtën kohë u morë vendimi që familjet në nevojë dhe pensionistë të përfitojnë çdo muaj kompensim në vlerën e 648 lekëve.

“Nga rritja e çmimit të dritave preken 5% e familjeve”

Nga rritja e çmimit të energjisë do të preken 5 për qind e familjeve shqiptare, të cilat harxhojnë mbi 700 kilovat në muaj. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se ata që harxhojnë mbi këtë prag do të trajtohen ndryshe, duke nënkuptuar rritje të çmimit.

“Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe abonentët familjarë. Janë rreth 5 për qind e familjeve që harxhojnë mbi 700 Kw në muaj. Ata që harxhojnë mbi 700 Kw në raport me një familje që nuk i ka ato mundësi dhe harxhon më pak se 700 Kw sigurisht do të trajtohet më ndryshe. Ndërsa familjet që harxhojnë nën këtë prag përbëjnë pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare. Kësaj kategorie nuk i ndryshon çmimi i energjisë”, tha Ahmetaj.

Related Posts

Leave a comment