Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga Ismail Xhaferi/ Himni i flamurit në versionin e politikanëve shqiptar

Flamuri
“Shumë e bukur poezia! Ama e kanë bërë flamurin këta lëpiresat e Shqipërisë , jo populli i shkretë po politikanët, si plackë tregu. S’ja dinë vlerën fare, se me çfarë gjaku është mbrujtur ai flamur. Qendroftë gjithmonë lartë flamuri ynë i bukur. Respekte për ty poet i nderuar, Ismail Xhaferi”, është njeri ndër qindrat mesazhet që i janë adresuar autorit të poezisë së mëposhtëme, Ismail Xhaferi, i cili, si përherë befason me vargjet e prekullueshme./ Arberia News.net/
Në foto: Poeti Ismail Xhaferi.
HIMNI I FLAMURIT SIPAS POLITIKANËVE TANË
Ty flamur te duam shume,
Ty flamuri shqiptar,
Shpesh te mbajme permbi supe,
Per t‘u dukur atdhetar!
Ty flamur te duam shume,
Ty te kemi shoke e mik,
Ate qe te bejme ne,
S’ta ka bere asnje armik!
Ne te shesim sa here mundim,
(Mbi flamurin qendron leku),
Ndaj sa here kemi nevoje.
Ne te kthejme ne placke tregu.
Ty flamur te kemi shprese,
Simbol edhe kushtrim lufte,
Te mbulojme turpet tona,
Shpesh te mbajme permbi supe.
Sa here qe kemi nevoje,
Bejme sikur derdhim lot,
Ne te mbajme gjithmone prane,
Te dukemi patriot.
Sa here te kemi valvitur,
Neper rruge e neper shtigje,
Por me shume te kemi tundur,
Ne fushata, ne mitingje.
Maje me maje te kemi ngritur,
Ne Korab e ne Tomorr,
Se me ty flamur yne,
Dukemi me popullor.
Eh, sa here qe kemi thene,
Vec flamuri te na rroje!
Se sa here ndihemi ngushte,
Te perdorim si mburoje.
O flamur i kombit tone,
Gjithcka qe deshem na dhe,
Te tundi Smail Qemali,
Por te tundim edhe ne.
Te tundi Smail Qemali,
Vlora qe ndezi barotin,
Ty te tundim edhe ne,
Por duar tona te ndotin.
Por serish ti ndrin kudo,
Dhe ndez gjakun, dhe ndez gjirin,
Se eshte populli i thjeshte,
Qe te do si nena birin.
Se eshte populli i thjeshte,
Qe per ty bie deshmor,
Qe te mbron nga cdo e keqe,
Qe per ty behet theror.
Ty flamur te duam shume,
Ti flamuri shqipetar,
Shpesh te mbajme permbi supe,
Te dukemi atdhetar.

Leave a comment