Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndahet nga jeta albanologu i shquar gjerman Peter Bartl

277537466_345050000980046_7257123958558738525_n

Akademia e Shkencave njofton me hidhërim ndarjen nga jeta të albanologut të shquar gjerman Peter Bartl, në moshën 84-vjeçare.

Peter Bartl ka lindur në vitin 1938 në Cottbus. Pas studimit të historisë së Europës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Europës juglindore e më ngushtë Shqipërisë.

Prej vitit 1980 e deri më 2004 ishte profesor për historinë e Europës Juglindore e Lindore në universitetin e Mynihut. Këtu drejtoi edhe Institutin e Shqipërisë, qendër studimore me bibliotekë të pasur që i kushtohej tërësisht vendit tonë.

Udhëtime e hulumtime të shumta, sidomos në arkiva italiane, i dhanë brumin për një numër studimesh, si ato për lëvizjen kombëtare shqiptare: “Myslimanët shqiptarë në kohën e lëvizjes për pavarësi“, 1968, “Ballkani perëndimor midis Monarkisë spanjolle dhe Perandorisë osmane“, 1974, ose për një libër popullarizues për historinë e Shqipërisë: “Shqipëria. Nga mesjeta në ditët tona“, 1995.

Së bashku me Martin Camajn, Gerhard Grimmin etj., Peter Bartli është një ndër mentorët e serisë Albanische Forschungen, pa dyshim më e mira seri albanologjike deri në ditët tona, ku janë botuar, ndër të tjera, monografitë për Hahnin (1964) e Ippenin (1967), “Fjalëformimi i shqipes“ i Camajt, dy vëllimet për ndikimin e turqishtes në shqipe të N. Boretzkyt, triologjia e A. Pipës për vargëzimin popullor shqiptar, De Radën dhe perspektivat sociale të letërsisë shqipe etj.

Ai është autori i studimeve albanologjike “Albania sacra. Relacione klerikësh nga Shqipëria” me dokumente mbi gjendjen e kishës katolike në Shqipëri të veriut gjatë periudhës së pushtimit turk., etj.

Related Posts

Leave a comment