Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Lutfi Hoxha

-640-0-1694340468xlutfi-199

Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, Lutfi Hoxha, aktor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”.

Për shumë dashamirës të filmit shqiptar, Hoxha është babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’. Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin “A.Moisiu”.

Related Posts

Leave a comment