Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Astrit Patozi: Foltorja dominohet nga Berisha, të tjerët janë aty prej humorit dhe interesave të tij

-640-0-berisha-rikthehet-naten-699

Nga studioja e Radarit Informativ në Abc ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi ka deklaruar se një pjesë e demokratëve kanë pranuar dominimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sot duhet të jenë më pak se ç’ishin më 6 mars mbështetësit e Bashës, sepse një pjesë e ka pranuar dominimin e Foltores. Unë i shoh të papërqendruar dhe të pa qartë.  Rregullat dhe pushtetin e ka Berisha”, tha Patozi.

Patozi shtoi se grupi parlamentar i PD nuk duhet të identifikohet me Bashën dhe as me Foltoren. Sa i përket Komisionit të Rithemelimit, Patozi shtoi se dominohet nga Berisha.

“Ka një problem, e para nëse këta do identifikohen me Bashën këta janë më të mbaruar se Basha. Nëse duan të ndjekin një linjë tjetër me foltoren s’duhet të identifikohen me Bashën sepse identifikohesh me dështimin.

Nëse nuk identifikohen me Bashën të kenë vizion politik  të ndryshëm nga foltorja. Aty ka plot njerëz të respektuar që kanë diskurs tjetër, tek e fundit foltorja dominohet nga profili i Berishës, të tjerët aty janë për shkak të humorit dhe interesave të Berishës”, u shpreh ai.

Sipas tij, anëtarët e grupit të PD nuk e shohin udhëheqjen e selisë blu nga Berisha:

“Alibeaj është në shërbim të axhendës së Bashës bashkë me disa të tjerë. Duan të largojnë Berishën dhe Bashën për të riformatuar PD. Unë s’e besoj këtë gjë. Ata janë deputetë që s’e shohin PD nën udhëheqjen e Berishës.

Ata janë aty për interesa të karrierës së tyre. Për sa kohë që kanë një qëllim të përbashkët që të bëjnë rezistencë mund të jenë në krah të njëri tjetrit.

Unë nuk mendoj se Alibeaj është një marionetë e Bashës. Është normale të jenë aleatë për një çështje të përbashkët dhe të ndahen pak më vonë. Disa do kthehen dhe të tjerët mbase jo”.

Leave a comment