Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KUR NDJEK PARATË

Incerenatori

Prej muajsh, nën devizën e ndjekjes së parave të rrjedhura nga një aferë e dyshuar ka nisur të profilohet skema e mashtrimit dhe zhvatjes së parave publike. Është fjala për të ashtuetikuarin si “skandali i incerenatorëve”, ku përveç tre protagonistëve kryesorë, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, sipërmarrës privatë në këtë biznes, si të përfshirë kanë dalë dhe të tjerë zyrtarë të rangjeve të larta e të mesme, pronarë e drejtues mediash etj.

Nga Arbër DALMATI –

Ndërsa tre të sipërpërmendurit, pra Zoto, Mërtiri e Gugallja, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish ministri Lefter Koka, prej javesh gjendet në burg, një ish deputet, Alqi Bllako, i arrestuar ditë më parë, po ashtu. Ca drejtues të tjerë administrativë, kontraktues e nënkontraktues pasuan arrestin e ish Ministrit Koka, ndërsa ecuria e hetimeve pritet të zbulojë të tjerë të përfshirë në këtë aferë gjigande, që ka sjellë grabitjen e miliona eurove të rrjedhura nga buxheti i taksapaguesve më të varfër të rajonit.

Një lukuni oktapodiane me tentakula të shtrira që nga Tirana deri në Zimbabve etj., ku, sipas Pamfletit: “Operon vëllai i Alqi Bllakos,  me firmën “Papi Phrama” dhe Vjollcën e “TOP”-it”.

Në vijim të denoncimit të skemës së rrjedhur nga ndjekja e parave, Pamfleti zbulon: ”Firmat që ka hedhur Alqi Bllako në shkresat dhe preventivët e aferës së plehrave, nuk kanë patur si përfitim vetëm pagën 10 mijë Euro në muaj, që babai i tij Edmond Bllako ka marrë nga Klodian Zoto, si gjoja “Teknik” te landfilli i Tiranës “Integrated Energy BV SPV”, por është një lidhje e fortë e tij, me biznese familjare brenda e jashtë Shqipërisë, në ortakëri dhe administrime aktivitetesh fiktive me grupin mafioz Zoto-Mërtiri-Dedja, deri te Vjollca Hoxha e TV “TOP”it që u bënte reklamën dhe avokatinë e landfilleve të plehrave.

Përveç babait, familjari tjetër i Alqi Bllakos është vëllai i tij Taned Bllako, maskuar brenda grupit të plehrave, pas logos së një firme farmaceutike fantazmë “Papi Pharma Shpk” me 1 të punësuar, të cilin Zoto, Mërtiri e Ilir Dedja e kishin aktivizuar për mashtrim në Zimbabve.

Ka qenë muaji maj 2019, kur vëllai Alqi Bllakos, me firmën “Papi Pharma Shpk”, i mbështetur nga Klodian Zoto e me letra false nga tatime-doganat e Shqipërisë, ishte në prag të marrjes së një kontrate mjekësore fiktive 15 milionë Euro në Zimbabve, për furnizim me ilaçe e materiale “Covid 19”, në pazar me Ministrin e Shëndetësisë atje, Obadiah Moyo.

Skema e vjedhjes, u bë duke përdorur firmën “Papi Phrama Shpk” të Taned Bllakos dhe dy firmat “Drax Consult Sagl” e “Drax International” në pronësi të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Ilir Dedjes, për të cilin nuk kanë të dhëna personale as tatimet që e kanë licencuar te landfillet.

Por kontrata fiktive në Zimbabve u dështoi, pasi u zbulua se firma “Papi Phrama Shpk” e vëllait të Alqi Bllakos, kishte fituar ankandin për furnizim, me barna e pajisje mjekësore, duke dorëzuar letra zyrtare shqiptare false për të dhënat e aktivitetit te firmës.

Konkretisht, megjithëse firma “Papi Pharma shpk”, ishte me të ardhura vjetore 7800 USD e me 1 punonjës, vëllai i Alqi Bllakos si pronar i saj, kishte paraqitur dokumente bankare e bilanc tatimor, sikur ishte  gjoja kompani mjekësore “Lider” në Shqipëri.

Në këtë ankand, si përfaqësues tregtar i vëllait të Alqi Bllakos dhe dy firmave “Drax Consult Sagl” e “Drax International” të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Ilir Dedjes, ishte zyra avokatore e biznemenit afrikan, Delish Nguëaya, që njeherazi është dhe zyra e avokatisë së Klodian Zotos, por dhe person i lidhur në afera me djalin e Presidentit të Zimbabve.

Kujtojmë se vëllai Alqi Bllakos, Mirel Mërtiri e biznesmeni Delish Nguëaya, kanë qenë së bashku në takimin konfidencial, të bërë në  Harare me presidentin Mnangagëa e Ministrin e Shëndetësisë, Obadiah Moyo të Zimbabve.

Si për çudi, në letrat e paraqitura prej vëllait të Alqi Bllakos, rezultonte se drejtor i firmës “Papi Pharma Shpk”, ishte Klodian Allajbeu, pronar i “Spitalit Amerikan”; i cili e mohoi lidhjen me vëllain e Alqi Bllakos, por figuron ortak me të në firmën e birrës “Alned 91 Shpk” në Ersekë.

Taned Bllako është dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë “Lori Caffe” në pronësi të familjes së Vjollca Hoxhës së “TOP Channel”, me të cilën është ortak dhe Klodian Zoto i plehrave.
Ndërsa Alqi Bllako, në muajin tetor 2019 kur ishte Drejtor i Agjencisë së Mbetjeve, 16 milionë Euro për mbylljen e fushës së mbetjeve të Porto-Romanos në Durrës, ia dha pa garë firmës italiane “De Mare srl”, pas të cilës janë Klodin Zoto e Mirel Mërtiri.

Kujtojmë, se për këtë financim, “TOP Channel” bëri një dokumentar, duke e quajtur investimin si “shpëtim mjedisor për Durrësin” nga një firmë serioze ndërkombëtare si “De Mare srl”.
Ndërsa pas 1 viti, kryebashkiakja Emiriana Sako, bashkë me Alqi Bllakon e Vangjush Dakon, sajoi emergjencën e plehrave në Durrës dhe i dha 11 milionë Euro Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, për evadimin e tyre në landfillin e Sharrës”.

Related Posts

Leave a comment