Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

19-vjeçarja rreh dhe kanos një vajzë 16 vjeçe, vihet nën hetim nga policia

vajzat-770x433

Një 19-vjeçare më inicialet S.G., është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një vajzë të mitur 16 vjeçe.

Policia bën me dije se 19-vjeçarja është vënë nën hetim për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a comment