Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e 37-vjeçarit në Rinas, viktima konflikte për shkak të biznesit të kromit

Screenshot_3-1

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me të shkuarën e Iljaz Çalit, 37-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Mësohet se Çali kishte një biznes të përpunimit të kromit në emrin e tij, ndërsa dyshohet se pikërisht kromi është edhe shkaku i vrasjes së 37-vjeçarit.

Sipas news 24,  nga pyetja e familjarëve dhe miqve rezulton se viktima ka pasur konflikte të hapura vetëm për shkak të biznesit të kromit duke e zbehur pothuajse plotësisht pistën e konflikteve për shkak të drogës.

Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se Iljaz Çali prej kohësh i ka dhënë biznesin e tij të kromit për shfrytëzim një tjetër personi, i cili nuk ka paguar dhe kjo ka sjellë mosmarrëveshje mes tyre. Një tjetër konflikt i hapur i tij ishte me një tjetër biznesmen, i cili shfrytëzonte minierat e kromit dhe galeritë e tyre ishin afër. Ata konfliktoheshin për shkak të gërmimeve.

Një tjetër konflikt më i hershëm i Çalit lidhet po me minierën ku ka pasur mosmarrëveshje për shkak të rrugës që të çon në galeri. Policia po i verifikon të gjitha konfliktet dhe nuk ka veçuar asnjë prej tyre.

Autoritetet ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët që ekzekutuan me armë zjarri 37-vjeçarin Iljaz Çali. Ndërkohë, mësohet se policia nuk ka gjetur gëzhoja në vendin e atentatit të së dielës.

Leave a comment