Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zelensky iu premton ukrainasve: Ushtarakët rusë do dalin para drejtësisë

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të flasë ditën e sotme në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të përditshëm presidencial, Zelensky premtoi se do të ndiqte akuzat për krime lufte kundër forcave ruse, bashkë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Është siguruar baza e nevojshme procedurale për sjelljen e ushtarakëve fajtorë rusë para drejtësisë për çdo krim që ata kryejnë,” tha ai.

Ai tha se është në interesin e Ukrainës që të ketë një hetim të hapur dhe transparent për vrasjet e civilëve në qytetin e Bucha.

Related Posts

Leave a comment