Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rusia pezullohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, reagon Rama, përmend Serbinë

kanabuisii-780x405

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, një vendim i marrë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter votat e shteteve, ku Shqipëria ka votuar pro pezullimit të Rusisë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se bota nuk do ta tolerojë agresionin rus.

“Këshilli i të Drejtave të Njeriut promovon respektimin universal të të gjithë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe adreson shkeljen e tyre. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë kundër gjithë kësaj. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, tregoi sërish sot se bota nuk do ta tolerojë” – shkruan Rama.

Nga votimet, vihet re se Serbia ka votuar pro pezullimit të Rusisë. Për këtë, Rama shkruan se rreshtimi i Serbisë krah Perëndimit, është një lajm i mirë për rajonin tonë.

Related Posts

Leave a comment