Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse është lënë në harresë korifeu i këngës himarjote, hedhësi brilant Thodhori Goro?

Capture
Nga Polo ÇIPA-

Eshte thënë e stërthëne me mijëra herë per vlerat artistike dhe folklorike te kenges himarjote që nga zanafilla e saj me grupin e Neco Mukos me pjestare si Koco Cakallin ,Llambro Gjomemon, Dhimiter Varfin e deri tek kengetarja Katina Beleri. Binomi i kengetareve Koco Cakalli dhe mbesa e tij Katina Beleri jane sinonimi i lindjes dhe vazhdimesise se kenges himarjote .

Pikat kulmore te kenges himarjote, patjeter me shume i jane adresuar bilbilit te saj, Korifeut Dhimiter Varfit i cili me vokalin e tij engjellor ka befasuar kompozitoret dhe muzikantet nderkombetare .
Analistet e shumte te rangut amator jo profesioniste jane marre, por institucione kompetente artistike shteterore nuk jane marre me detaje deri ne hollesi te kenges himarjote .
Kenga himarjote vleresimin e saj e ka marre si kenge komplekse dhe jo ne meritat e nje ose dy lidereve.
Perfaqesues si Koco ,Llambro , Dhimiter ,Katina nuk do te kishin embelsine ,forcen, muzikalitetin , dinamiken pa hedhjen e talantuar te THODHORI GOROS.
Karakteristike ne dallim nga grupet e tjera polifonike hedhja himarjote ka disi te vecante hedhjen ne tre shkalle ,perves kenges pilurjote qe ariti deri ne pese shkalle. Kur ja hidhte korifeu Dhodhori Goro kenga himarjote i ngjasonte nje lundre ne det te valezuar por dhe nje kapiteni te zote ku dallget e egersuara duan te permbysin anijen kengetare .
Shume pjestare kane debutuar ne kengen himarjote, ne kengen e Dhimitrit ,ne kengen e Llambro Gjomemos ,por hedhesi i tyre baba Thodhori Goro asnjehere s’ishte larguar nga pozicioni i tij artistik .
Une kam patur fatin ta njihja nga afer kete korife te rralle ,kete kengetar te palodhur i cili dinte vetem ti vinte gjoksin kenges dhe te kryente me se miri misionin e tij shpyrteror artistik .
Te ishe hedhes ne kengen e Dhimiter Varfit ishte si te ishim dy vellezer” Siamen ” te cilet nuk benin dot pa njeri tjetrin. Pra ra korifeu i kenges himarjote THODHORI GORO  ngelet nje meteor qe shkelqen. Eshte nje gur themeli ne kengen himarjote .
Pse duhet lene ne harese?! Neser vet koha do te germoje si arkeologet , duke nxjere ne drite reliket e rralla te kenges himarjote ,brezat do te na qortojne .
May be an image of 7 people, child and people standing
May be an image of 1 person

Leave a comment