Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Krimi në familje, përcillen sot për në banesën e fundit vjehrri dhe nusja

skenee

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin Vidhisht të Roskovesit, ku Xhevahir Hoxha vrau me thikë të fejuarin e djalit të tij, Merushe Hazizin dhe më pas u vetëvra.

Vjehrra e viktimës pastron gjakun: Burri im e vrau në kuzhinë nusen

Viktima do të përcillën ditën e sotme për në banesën e fundit, ku Hoxha do të prehet në fshatin e tij në Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat pranë familjes së saj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 12:30 të drekës, ku 61-vjeçari Xhevahir Hoxha masakroi me thikë të fejuarën e djalit të tij, Fatjon Hoxhës, 30-vjeçaren Merushe Hazizi.

Pas konflikteve të shpeshta pasi 61-vjeçari nuk pranonte marrëdhënien mes Hazizit dhe djalit të tij, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret në pemë në tokën e tij.

Hoxha refuzonte marrëdhënien e tyre pasi 30-vjeçarja ka qenë e martuar më herët dhe nga kjo martesë kishte tre fëmijë, të cilët pasi shkoi të bashkëjetonte me Fatjon Hoxhën i la te familjarët e vet.

Related Posts

Leave a comment