Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaje nga krimi në Elbasan, 58-vjeçari vrau kunatën me sëpatë, dyshohet për lidhje intime mes tyre

auto_kunati1684334572

Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje të reja lidhur me krimin në familje,  ndodhur në fshatin Kusarth në Elbasan.

Alma Qevani u godit për vdekje me sëpatë nga burri i motrës së saj.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se dyshohet se pista e parë ku po heton grupi hetimor është se mes tyre dyshohet se pasur një lidhje intime mes 58-vjeçarit Refik Tashi dhe kunatës së tij

Ndërkohë është marrë në pyetje bashkëshortja e autorit të krimit dhe nëna e viktimës.

“58- ka ndjekur me vrap dhe e ka që qëlluar me sëpatë. Dyshohet që konflikti mes tyre mund të ketë qenë për lidhje intime dhe ky mund të ketë qenë edhe shkaku kryesor. 58-vjeçari pasi ka qëlluar me sëpatë 44-vjeçaren dhe më pas është larguar nga vendi i krimit. Gruaja është dërguar menjëherë në spital nga familjarë të saj, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra”, raportoi ndër të tjera gazetari Çelmeta.

Related Posts

Leave a comment