Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kompania prish kontratën, Elbasani vështirësi në pastrim

76366866-d858-4cf8-96ec-cb878200b9be

Nga Besim DYBELI-

Nuk dihet se poër cfar arsyesh kompania fituese e tenderit për pastrimin e qytetit, është tërhequr. Për pasojë, janë krijuar vështirësi në heqien e m,beturinave e plehrave të këtij qyteti. Jo pak, por afro 140 mijë banorë po përballen më një situatë të rëndë. Bashkia, për momentin, po përpiqet të pastrojë qytetin me forcat e veta. Ndërkohë, ja si I drejtohen publikisht komunitetit, drejtuesit e Bashkisë:
– “Për shkak të tërheqjes të kompanisë së pastrimit të qytetit, prej disa ditësh po përballemi me një situatë jo të zakontë në tërheqjen e mbetjeve urbane.
– Të ndodhur në këto kushte, Bashkia e Elbasanit po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të Agjencisë së Shërbimeve Publike jo vetëm në fshat por edhe në qytet, ç’ka shkaktuar vonesa në grumbullimin e mbetjeve urbane në disa zona.
– Kemi angazhuar të gjithë strukturën tonë për menaxhimin e kësaj situate deri në përfundimin e procedurave ligjore të prokurimit.
– U kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar. Po përpiqemi me të gjitha forcat që sa më shpejt të rikthejmë normalitetin e një qyteti të pastër e të bukur”.
Le të presim gjër në zgjidhjen përfundimtare të këtij problem të mprehtë mjedisor.

Për shkak të tërheqjes të kompanisë së pastrimit të qytetit, prej disa ditësh po përballemi me një situatë jo të zakontë në tërheqjen e mbetjeve urbane.
Të ndodhur në këto kushte, Bashkia e Elbasanit po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të Agjencisë së Shërbimeve Publike jo vetëm në fshat por edhe në qytet, ç’ka shkaktuar vonesa në grumbullimin e mbetjeve urbane në disa zona.
Kemi angazhuar të gjithë strukturën tonë për menaxhimin e kësaj situate deri në përfundimin e procedurave ligjore të prokurimit.
U kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar. Po përpiqemi me të gjitha forcat që sa më shpejt të rikthejmë normalitetin e një qyteti të pastër e të bukur.

Related Posts

Leave a comment