Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Divjaka, sic nuk e kishim parë…!

130264929_3906302929402232_9032645437573147405_n
Nga Besim Dybeli
Në Divjakë jam ndodhur, jo rrallë. Qoftë me familje, qoftë me shoqëri, apo aktivitete gazetarësh. Këtë radhë, mua dhe kolegët e mi, na “bashkoi” Aristidh Kola në Divjakë. Viti i tretë, që dega e Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Fier, me kryetar, z.Vladimir Mucaj, organizon me sukses aktivitetin për nder të Aristidh Kolës, studiues i gjuhës shqipe, atdhetar, publicist, mbi të gjitha, arvanitas, vdekja e të cilit ende është mbëshetjellë me mister. Intelektuali arvanitas, që kurrë nuk pushoi për cështjen kombëtare, ishte ndër mbrojtësit më të mëdhenj të cshtjesh kombëtare dhe të kauzës kosovare. Për nder të tij, u organizua një aktivitet dyditor, me drejtues e përfaqsues të degëve të Unionit nëpër qarqe, gazetarë nga Kosova dhe ku u nderuan me certifikata mirënjohjeje pesë personalitete në fushën e gazetarisë e publicistikës. Vec mbështetjes nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar, me kryetar z. Alekdsandër Cipa, suksesi i këtij eventi i atribuohet edhe shoqatës kulturore “RessEgnatia”, me drejtues, z.Xhimi Vila.
X X X
Do të mblidheshim në qendër të qytetit të Divjakës në një buzëmbrëmje maji. As vapë dhe as freskët. Kreu i Bashkisë, Fredi Kokoneshi, na priste në një nga kafet në shëtitoren qëndrore. Shëtitorja, ose sic i themi së fundëmi, Pedonalja, i jep këtij qyteti tjetër bukuri. Mbushur me pemë dekorative e gjëlbërim gjithëstinës, sheshi i gjatë dhe i gjërë harmonizohej bukur me godinat në dy anë të tij. – “Është një nga investimet e rëndësishme në këtë bashki, që prej vitesh shihej si domosdoshmëri”- pohon kryebashkiaku Kokoneshi. Më pas, axhenda e aktivitetit, kishte shënuar një bisedë më qytetarin e parë të këtij qyteti, në zyrën e tij. Z.Kokoneshi ka falënderuar gazetarët e pranishëm duke mos fshehur impresionet për këtë aktivitet të parë të Unionit, në Bashkinë, që drejton. Ai ka bërë një panoramë të shkurtër të punës që bën Bashkia, problemet social-ekonomike të saj, si dhe prioritetet zhvëllimore me fondet vendore dhe ato të mbështetjes së Qeverisë. Ai ka mandatin e tretë, që drejton. Duke mos e tepruar, kjo periudhë kohore drejtimi, konsiderohet si histori suksesi në këtë Bashki me 55 mijë banorë, brenda së cilës janë edhe 5 Njësi Administrative Vendore. Ekonomia e këtushsme ka karakter bujqësor, blektoral e turistik. Në një vend plot diell, tokë të shumtë e natyrë piktoreske, këtu prodhohet gjithcka, përvec “kafesë”! Farmerët këto vitet e fundit kanë rritur eksportet, vec daljes në tregjet e vendit. –“Nëse kanë paragjykime për të bashkuar tokën, fermerëve u kemi sugjeruar që të shesin sebashku, pasi kështu tregjet e huaja afrohen më shumë”- ka pohuar kreu i Bashkisë. Pagat e të punësuarëve në ferma e platancione frutash e perimesh mbetet realisht e lartë. Por, si kudo gjetkë, edhe këtu, tendeca e e largimit jashtë të krahut të punës e specialistëve, është e dukshme. –“Realisht këtu jetohet më mirë me të ardhurat e fituara, se jashtë vendit,- shton Kokonesi, dhe e shoh si ogurmirë, që disa prej të ikurve janë thyer sërisht, për të vazhduar punën në fermat e tyre”. Darka në mbledh në një nga restorantet në qendër. Pronari i “Divjaka-Fish” do të ofronte të gjitha llojet e prodhimeve të detit tepër të frekëta, e vetë ai do të shërbente për njerëzit e medias.
X X X
Mëngjesi i ditës së dytë na gjen në luginën e Karavastasë. Një perlë ntyrore, që fatmirësisht është ruajtur me fanatizëm nga ky komunitet e pushteti vendor. Vetëm një mijë lekë, për të shëtitur një orë në “kanalet” ujore të luginës. Dy varkëtarë, nisin punën e ditës me ne, gazetarët. Është lugina e vetme, së paku në Europë, natyrore. Me ujë deti, florë e faun tepër të pasur. Pulëbardhat e cafkat rrethojnë varkat e më pas fluturojnë mbi “ishujt” e vegjël të kësaj lagune turistike. Me dylbi arrijmë të shohim pelikanin kacurrel. Ai ka ishullin e tij ku banon e atje nuk lejohet të shkojë askush. Numurohen rreth 60 cifte pelikanësh dhe tendeca është, që të shtohet numëri i tyre. Pamja e kësaj lagune të befason. Jo pak por rreth 4 mijë hektarë, ku deti e toka bashkëjetojnë. Një bukuri e rrallë natyrore, ende mbetet e pazbuluar nga shumëkush. Varkëtarët ngrejnë edhe një shqetësim. Ai i gaforres blu. Kjo krijesë mbetet sot armiku kryesor për të gjitha gjallesat në luginë. Zgjidhja e këtij shqetësimi, sot për sot, mbetet pa zgjidhje…
X X X
Pasditja jo pak argëtuese. Një shëtije plot mbresa në Apoloni. Të vizitosh këtë qendër historike, do të duhen orë të tëra në këtë hapsirë goxha të madhe. Edhe herë tjetër jemi gjendur këtu. Por, sa më shpesh të vish në Apoloni, sërish mbetet si herë e parë. Mbresat janë të shumta. Rruga gjërpëruese na con në Darzezë. Kryeminmistri sapo ishte larguar nga një përurim në këtë zonë turistike. Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi na pret në një nga resortet. Përshendetet me ne plot respekt. Qëndron pak e largohet për të tjera angazhime të tij në këtë Bashki të madhe. Darzeza ka ndryshuar. Kjo, për mirë në aspekt infrastrukturës rrugore e të vënies të resurseve natyre në dobi të turizmit. Ka një vijë beregdetare, gati sa Divjaka. Rreth 30 kilometra. Rërë e imët. Diell i nxehtë dhe detë i freskët. Joshës për pushuesit vendas dhe të huaj. Po ashtu edhe Divjaka. Por kjo e fundit ka parkun kombëtar, ndër më të bukurit në bregdet. Lokale të shumë brenda tij dhe një përkujdesje për ty patur zili për gjithë bimësinë e tij. Sidoqoftë, nevoja e investimeve e urbanizimeve, ndjehet ende në Divjakë e Darzezë. Janë dy perla turistike të Fierit, që nuk e di pse kanë mbetur disi në “hije”!
X X X
I kthyem “shpinën” Divjakës, por jo dëshirën për të mos ardhur prapë. Një qytezë e bukur me ajër të pastër buzë bregdetit të Adriatikut. Një plazh, që të tërheq të vish në afro 6 muaj në vit. Parku drurëshumë, që “shurdhohesh” nga cicërimat e zogjve e mushkëritë të mbushen më ajër të pastër. Një lagunë, që do ta kishte zili shumëkush në botë. Prodhime të freskëta deti, që i gjen në cdo lokal që të shkosh e cmime tepër të arsyeshme. Shtëpi-vila afër e afër. Hapsira toke se mezi i rrok syri e fatmirësisht të mbjella. Banorët e këtushëm, nikoqirë të tokës, të urtë e të sjellshëm, mbeten një nga pasuritë e kësaj treve bregdetare. Këtu ndjehesh mirë kur vjen, por dhe keq kur ikën. Ndaj, shumëkush thotë me vete, “kur do të vij prapë?”

Edit

Related Posts

Leave a comment