Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zëra fëminorë për këngë të mocme shqiptare

89516c07-ab3f-45c2-ace4-3c3a979cd7bf

Nga Besim DYBELI-

Një grup fëmijësh të talentuar në Qendrën Kulturore të Fëmijvëe, Librazhdit, “lodrojnë” nëpër melodi shekujsh. Një nismë më mjaft vlera, për të përcjellë në kohën tonë, këngët e mocme të shumë zonave të nënprefekturës së Librazhdit. E para dhe e vetmja risi, që vjen nga ky qytet, nën interpretimin e fëmijve.

Një këngë shumë e hershme, kënduar në fazën e parë të projektit të suksesshëm “”Këndojmë këngët e të parëve tanë”. Është kënga e gjashtë e QKF Librazhd, me titull : “Hipe kalin këmbëbardhë”. Motivi dhe teksti janë përpunuar nga S. Karriqi, E.Muça e, A.Alla. Perspektiva e këtij projekti mbetet edhe realizimi i gjashtë këngëve të vjetra, me motive të zonës së Cermenikës. Sipas zotit Karriqi, një falenderim i vecantë shkon për maestro, Naim Gjoshin bashkë me kompozitorin e ri, Hamit Skilja. Të dy këta artistë janë frymëzuar nga bukuritë e luginës së Shkumbinit, ku dhe janë realizuar klipet e këtyre këngëve. Ndërkohë, vlerësimi shkon edhe për Agim Fezollarin, autorin e talentuar të klipit, filmuar në Bërzeshtën fisnike, me Rrapin Shekullor, si dëshmitar i një historie të mocme

Related Posts

Leave a comment