Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rrugorët, bilanci i një jave- 65 shoferë të arrestuar, 341 patenta të hequra, 11 556 gjoba…

gjoba te reja kodi rrugor

Nga Besim DYBELI-

Më shumë të arrestuar ngë policia rrugore, sesa nga ajo e rendit. Jo pak, por 65 veta lënë sedilet e makinave, për të qëndruar në stolat e qelive të ftohta. Ndërsa 341 shoferë të tjerë, duhet të presin afatet, për të rimarrë patentën më riprovim. Ndërkohë, janë “zbrazur” xhepat e mbi 11 mijë shoferëve për shkak të gjobave të marra. Këto të fundit, ose janë prerë në vendin e shkeljes së kodit rrugor, ose kanë ndjekur rrugën e postës për në banesa.
Sipas infor,acioneve zyrtare, mësohet se gjatë javës, 65 drejtues mjetesh të arrestuar, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa administrative për shkelje, që janë rrezik potencial për sigurinë rrugore. Po ashtu edhe 1978 masa të tjera për tejkalim shpejtësie, të evidentuara nga makina inteligjente, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Një numër i madh shkeljesh janë evidentuar nga makina inteligjente, e cila është zhvendosur edhe në Elbasan e Durrës. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Elbasan e Durrës, nga makina inteligjente, janë evidentuar në shkelje 1978 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.
221 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për qarkullim në sens të kundërt. Java është mbyllur me 46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 shtetas të plagosur rëndë. Ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta. Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara. Të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit e të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ndërkohë, policia fton qytetarët, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Related Posts

Leave a comment